Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Moti sot në mëngjes në disa lugina dhe lugina lumenjsh është me mjegull.
Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Dhjetë roje kufitare iraniane u vranë të shtunën pasi u sulmuan gjatë patrullimit në pjesën juglindore të vendit, njoftuan mediat shtetërore, duke cituar ministrinë e brendshme të Iranit.
Duhet të punohet edhe më shumë që BE-ja, të heqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës, tha presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, gjatë takimit në Prishtinë më presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Izraeli nisi kundërsulmin hakmarrës të paralajmëruar prej kohësh kundër Iranit. Fushata ajrore shumë-orëshe kishte për qëllim vendndodhjet ushtarake. U goditën objektet për prodhimin e raketave tokë-ajër.
Edhe pse ekziston mundësia që qytetarët të mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit në Gjykatën Administrative, në praktikë një gjë e tillë vështirë argumentohet, duke pasur parasysh se jo në çdo vendbanim ka matës për cilësinë e ajrit dhe kjo i pamundëson qytetarit të fitojë rastin.
Maqedonia nuk do ta hapë procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, derisa Kuvendi i Bullgarisë nuk e miraton Marrëveshjen Qasëse të RMV-së, deklaroi Kryeministri i vendit, Hritijan Mickoski.
Ai shtoi se derisa të jëtë kryeministër nuk do të pranojë diktate dhe ultimatum.
VMRO-DPMNE, i akuzon partnerët e koalicionit të qeverisë së kaluar LSDM-BDI, për keqpërdorim të mjeteve të shtetit.
Nuk kanë së pushuari akuzat e LSDM-së në drejtim të VMRO-DPMNE-së dhe të Qeverisë në përgjithësi në lidhje me masën e Qeverisë për përkufizimin e marzhës për disa produkte ushqimore, ku sipas LSDM-së doli të ishte tërësishtë masë e gabuar, e që në fund të ditës faturën e paguan prap qytetarët.
Nga dita e hënë e për 30 ditë radhazi Komuna e Kumanovës do të fillojë aksionin për largimin e veturave të havarisura nga sipërfaqet publike në qytet.