Lajme

  • Maqedoni 24.07.2017 09:27

    Takim për reformat në gjyqësi të parapara në Planin 3-6-9

    Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Drejtësisë sot do të mbajnë takim pune të përbashkët kushtuar implementimit të reformave të Planit 3-6-9 të cilat kanë të bëjnë me gjyqësinë.

  • Maqedoni 24.07.2017 09:19

    Parashikimi i motit

    Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me temperatura të larta. Do të ketë shfaqje të reve lokale dhe erë të lehtë jugperëndimore dhe jugore.

    Pasdite mund të ketë përkeqësim të motit me të reshura të pakta dhe vetëtima.

  • Botë 23.07.2017 20:03

    Policia gjen 8 trupa të pajetë në një kamion në Teksas

    Policia e Teksasit  kishte arritur në vendin e ngjarjes pasi ishte lajmëruar nga një punonjës i marketit. Punonjësi kishte thënë për policinë se fillojë të dyshojë pasi që një prej personave në kamion i ishte afruar duke kërkuar ujë.
  • Botë 23.07.2017 19:38

    Erdogani i viziton vendet e Gjirit për shkak të krizës rajonale

    Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, dhe vende të tjera, i kanë shkëputur lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin, për shkak të dyshimeve se i financon ekstremistët islamikë dhe ka marrëdhënie të afërta me rivalin rajonal, Iranin
  • Botë 23.07.2017 19:17

    SHBA, projektligj që lejon sanksione të reja ndaj Rusisë

    Liderët e të dyja partive në Kongresin amerikan ranë dakord për një projektligj që lejon vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet e nëntorit.
     
  • Botë 23.07.2017 18:55

    Seancë në OKB për trazirat në Jerusalem

    Mbledhja është thirrur me kërkesë të Suedisë, Francës dhe Egjiptit, konfirmoi në rrjetet sociale i dërguari i Përhershëm i Suedisë në OKB, Olof Skoog.

    Qëllimi i seancës është gjetja e një zgjidhjeje për situatën në Jerusalem.  

  • Botë 23.07.2017 18:36

    Shqipëri, brenda 24 orëve, 18 vatra zjarri

    Në qarkun e Tiranës, ka rënë zjarr në një pyll me pisha. Zjarri, i favorizuar edhe nga era ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar disa banesa, si dhe 2 shtylla të tensionit të lartë.
  • Botë 23.07.2017 18:21

    Thaçi thërret takim për seancën konstituive

    Takimi do të mbahet nesër, por duket se aty do të jenë vetëm liderët e koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj.

    Nga ana tjetër kryetari i LDK-së dhe kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se këto takime janë të panevojshme.

  • Maqedoni 23.07.2017 18:11

    VMRO – DPMNE akuzon PSP- në se kontrollohet nga LSDM-ja

    Bojan Stojanovski nga VMRO, në një konferencë para Prokurorisë Speciale tha se të gjitha rastet e hapura nga PSP janë tërësisht konstruksione politike dhe nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me drejtësinë.
     
  • Maqedoni 23.07.2017 17:51

    Dibër, kafshët e egra dëmtojnë kulturat bujqësore

    Nese dikur fshatrat e dibres I zbraste politika, tani ata demtohen rende nga kafshet e egra, e vecanerisht nga Ariu e Derat e eger, nese edhe me tej monitorohet shtimi I Ariut , bujqit e dibres do te detyrohen te lene arat djere.
     

Pages