Nga MPB thonë se kanë parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë kundër D.T. (57) nga Prilepi.
I njëjti dyshohet se ka kryer vepër penale “shkaktim të zjarrit pyjor”, që dënohet sipas nenit 227 paragrafi 5 nga Kodi Penal.
Nga MPB thonë se kanë parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë kundër D.T. (57) nga Prilepi.
I njëjti dyshohet se ka kryer vepër penale “shkaktim të zjarrit pyjor”, që dënohet sipas nenit 227 paragrafi 5 nga Kodi Penal.
Gjatë transportit për në zjarret në Galiçicë, shpëtimtarët e Ohrit kanë nxjerrë një turiste të lënduar nga Çekia.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 30 deri 38 gradë celsius.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, informon se në vitin e ardhshëm shkollor nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit. Anketat përfundimtare të prindërve treguan se ata nuk duan, por të njëjtën gjë mendojnë edhe nxënësit më të mëdhenj.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se në konsultim me Ministrinë e Financave, kanë ardhur në përfundim që pagat e mësimdhënësve nga muaji mars i vitit të ardhshëm të rriten për 12 për qind.
Edhe një tjetër zyrtar i lartë i “Hamasit” është vrarë nga sulmet izraelite. Tel Avivi ka drejtuar sulmet në Bregun Perëndimor. Ne mund të kryejmë sulme kudo në Lindjen e Mesme, tha Shtabi i Përgjithshëm i Izraelit.
Hetimet në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e monedhave të falsifikuara prej dy eurosh, të cilat janë prodhuar në Maqedoni dhe janë dërguar në Kosovë, përfshijnë edhe një shqyrtim të brendshëm nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
VMRO – DPMNE me akuza drejtuar BDI-së, se deklarimet për veting i kanë të rreme, se as vetë integristët nuk besojnë në një proces të tillë. Sipas partisë së Mickoskit, nuk ka nevojë për veting pasi ekzistojnë ligje për një gjë të tillë, ndërkaq hedhin dyshime për fshehjen e krimit nga BDI.
Situata me zjarret ështe shumë alarmante. Mbi 40 vatra të reja zjarri shkaktohen çdo ditë dhe një gjë e tillë nuk është normale, tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov.