-
Maqedoni 10.08.2022 09:51
QMK: Në Maqedoni nuk ka më asnjë zjarr aktiv
Qendra për Menaxhimin e Krizave QMK njoftoi se deri më tani nuk ka zjarre aktive.Zjarri në atarin e fshatit Debreshtë, i cili përfshiu një sipërfaqe prej rreth katër hektarësh me bar të thatë, është shuar dje në orën 16:45. -
Maqedoni 10.08.2022 09:22
Në vendkalimin kufitar Tabanoc deri në një orë pritje, në Bogorodicë rreth 30 minuta
Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur.Në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. -
Maqedoni 10.08.2022 09:01
Moti sot në Maqedoni, me diell dhe vranësira lokale
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësisë së paqëndrueshme me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
-
Maqedoni 09.08.2022 19:12
Konkurs për punësimin e asistentëve arsimor për nxënësit me nevoja të veçanta
Ministria e Arsimit sot ka shpallur konkursin për punësim në kohë të caktuar pune të 226 bashkëpunëtorëve profesional-praktikantëve-asistentëve arsimor për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor për në vitin shkollor 2022/2023, e që do të punojnë në disa komuna të vendit. -
Maqedoni 09.08.2022 18:17
MASH: Komision për tërheqjen e tekstit të Sociologjisë për vitin e dytë të gjimnazeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se është formuar Komisioni për propozimin për tërheqjen nga përdorimi të një teksti të miratuar, më saktë për Tekstin e Sociologjisë për vitin e dytë të arsimit të mesëm. -
Maqedoni 09.08.2022 16:59
KGJO: Dyfish më shumë lindje nga pacientet me “Covid-19”
Numri i lindjeve të pacienteve me Covid është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë.
Drejtoresha Jovanovska potencoi se virusi korona në pamje të parë nuk ekziston, por në realitet është ende prezent.
-
Maqedoni 09.08.2022 16:14
Reagojnë ish punonjësit në HKSH: Kemi shkuar në punë, drejtuesit gënjejnë
Punonjësit e larguar nga puna në N.P. “Higjiena Komunale”, kanë reaguar ndaj deklarimeve të autoritetetve të ndërmarjes, e sot edhe të kryetares së qytetit të Shkupit, se kontratat nuk iu vazhduan pasi nuk kanë qenë të rregullt në punë dhe nuk I kanë kryer obligimet -
Maqedoni 09.08.2022 15:55
“Open Balkan-ID”, mediat serbe: Serbia pret 30 000 punëtorë nga RMV e Shqipëria
Së shpejti, qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mund të punësohen kudo në këto tre vende, vetëm përmes numrave të identifikimit të “Open Balkan-ID” pa barriera shtesë administrative, shkruajnë mediat serbe. -
Maqedoni 09.08.2022 15:36
QMK: Rreshjet ndihmuan për zjarrin në Ohër
Reshjet e shiut në Ohër kanë ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit në malin ndërmjet fshatit Vapilë dhe fshatit Rasino. Zjari është vënë nën kontroll, po punohet për shuarjen e plotë të tij.
Zjarri kishte djegur një pyll të degraduar me pisha dhe dushk.
-
Maqedoni 09.08.2022 15:17
Marrëdhëniet Shkup – Sofje, VMRO-DPMNE paralajmëron dokument të ri
Marrëdhëniet Shkup – Sofje dhe protokolli negocues me Brukselin mbeten mollë sherri mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2075
- 2076
- 2077
- 2078
- 2079
- 2080
- 2081
- 2082
- 2083
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










