Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, të cilat do të jenë më të mëdha në pjesën jugperëndimore dhe jugore të vendit.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga nëntë deri 16 gradë celsius.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e ka përpiluar propozim Ligjin për Shtetësinë dhe të njëjtin pritet që gjatë ditës së hënë t’ia dorëzojë grupit parlamentar të LSDM-së.
Komisioni Maqedono-Bullgar nuk ka arritur pa përparim, në takimin e 13 në të cilin dje dhe sot kanë diskutuar rreth dallimeve për tekstet shkollore.
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit flet për 33 të vdekur dhe 489 të infektuar nga Kovid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 2.841 teste të kryera janë regjistruar 489 raste të reja me Covid-19.