-
Maqedoni 31.01.2021 17:01
Qytetarët e Ohrit: Rajoni i Ohrit duhet të ruajë statusin në UNESCO
Ata thonë se është një vlerë shumë e madhe që Ohri është nja nga tridhjetë vendet e mbrojtura në botë si trashëgimi kulturore dhe natyrore dhe mbrojtja nën kujdesin e UNESCO-s është mënyra e vetme për zhvillimin e turizmit në këtë rajon. -
Maqedoni 31.01.2021 16:42
Kontesti Maqedono – Bullgar, VMRO: Marrëveshja ngadalësoi integrimet
VMRO-DPMNE duke kritikuar veprimin e përfaqësuesit special në bisedimet me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, kërkon nga pushteti të zbulojë aneks marrëveshjen me Bullgarinë. Sipas tyre kjo marrëveshje ngadalësoi procesin eurointegrues të vendit. -
Maqedoni 31.01.2021 16:15
Mjeku Panovski: Vendi pritet të furnizohet me vaksina kineze
Autoritetet shëndetësore në vend vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e vaksinave, me qëllim që gjatë muajit shkuar të nisë vaksinimi anti Kovid. Megjithatë ende nuk është bërë e ditur se kur pritet të arrijë sasia e parë e vaksinave dhe nga cila kompani. -
Maqedoni 31.01.2021 15:56
Regjistrimi i popullsisë, VMRO-DPMNE: Të zbatohet regjistrim elektronik
Ligji për Regjistrimin e Popullsisë dhe Amvisërive përplas sërish LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. -
Maqedoni 31.01.2021 15:19
Çmimi i rrymës, VMRO: Marrëveshjet e ELEM-it shtrenjtojnë rrymën. ELEM: Akuzat për korrupsion, të pabaza
VMRO–DPMNE ka akuzuar drejtorin e ELEM–it, Vasko Kovaçevski se me marrëveshje me TEC Manastirin për prodhimin e rrymës elektrike nga qymyri, po rrisin çmimin për 20%. -
Maqedoni 31.01.2021 15:00
UNShM: Maturantët vazhdojnë bojkotin; MASh: Bojkoti, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm
Një vendim të tillë e solli Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit qendror. Nga Unioni po ashtu thonë se për kërkesat e tyre kanë marrë mbështetje nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe kërkojnë përkrahje edhe nga deputetët tjerë.
-
Maqedoni 31.01.2021 14:08
Gjobiten 257 shoferë në Shkup
Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 257 masa në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit. Prej tyre 34 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa 23 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes.
-
Maqedoni 31.01.2021 12:46
Kërçovë, tërmet prej 3 ballësh
Një tërmet prej 3 ballësh, sipas Rihterit, është regjistruar sot në orën 11:24 në pjesën perëndimore të vendit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare, tërmeti është regjistruar shtatë kilometra nga Kërçova në thellësi prej dy kilometrash.
-
Maqedoni 31.01.2021 12:27
428 gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse në Maqedoni
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 428 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës.
-
Maqedoni 31.01.2021 12:05
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet e larta malore do të ketë kushte për reshje të borës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 4 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 8 deri në 13 gradë celsius.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3128
- 3129
- 3130
- 3131
- 3132
- 3133
- 3134
- 3135
- 3136
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










