-
Maqedoni 14.05.2019 17:43
Negociatat për PSP-në, VMRO-DPMNE kërkon “kokën” e Janevës
VMRO-DPMNE, veç kërkesës për projekt ligjin për Prokurorinë Publike, i cili rregullon edhe statusin e Speciales, kërkon edhe “kokën” e kryeprokurores speciale, Katica Janeva. -
Maqedoni 14.05.2019 17:27
Vendkalime të reja kufitare RMV – Greqi, pr.ligji kaloi në Komisionin e jashtëm në Kuvendin grek
Hapja e vendkalimeve të reja kufitare në Majden dhe Markova Noga në rajonin e Prespës, midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, kaloi filtrin e parë në Parlamentin grek.
-
Maqedoni 14.05.2019 17:14
Çmimet e derivateve, Angjushev: Liberalizim i tregut, por duke mbrojtur qytetarët
Edhe pse metodologjia e vjetër e KRRE-së për përllogaritjen e çmimeve të naftës nuk vlen më, çmimet në pompat e benzinës nuk pësuan rritje siç frikësohej opinioni. -
Maqedoni 14.05.2019 16:58
Ecuria e reformave, ekspertët: Ka ngecje, sidomos në administratë dhe gjyqësor
Ekspertët thonë se edhe përkundër deklarimeve optimiste, vendi ka ngecur në procesin reformues, sidomos në reformat në gjyqësor dhe administratën publike. Ndryshime ka në sferën e sigurisë dhe pritet që rezultate të shpejta të shihen pas formimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare.
-
Maqedoni 14.05.2019 16:47
Gjykimi për rastin “Monstra”, Murati: Nuk i kam parë të akuzuarit pranë liqenit. Mbrojtja e të akuzuarve: Po dëshmohet se u akuzuan personat e gabuar. Fetahi: Mund të dëgjojmë edhe 15 dëshmitarë njëherësh
Dëshmitari i palës mbrojtëse, Ramadan Murati, këmbëngul se në ditën e vrasjes së pesëfishtë, asnjë prej të akuzuarve nuk ka qenë në afërsi të liqenit të Smillkovës dhe tregoi edhe orën kur janë larguar nga ara ku po punonte, sipas tij, me të akuzuarin, Fejzi Azirin. -
Maqedoni 14.05.2019 16:30
Eurointegrimet, Osmani: Jemi një storie suksesi që nuk mund të injorohet
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, pret që BE ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut për atë që e cilësoi “mrekulli diplomatike dhe arritje historike”. Ai është optimist se këtë vit vendi do të hyjë në fazën e dytë të procesit integrues. -
Maqedoni 14.05.2019 16:10
Marrja e mandatit të Gruevskit, plotësohen kushtet, 6 muaj mungesë pa arsye
U mbushën 6 muaj qëkur ish kryeministri, Nikolla Gruevski, është në arrati dhe ka fituar azil në Hungari, pa arsyetuar mungesën e tij si deputet në Kuvend.
Lajmin se ndodhet në Budapest ai e publikoi në profilin e tij në FB, më 13 nëntor të vitit të kaluar.
-
Maqedoni 14.05.2019 15:54
Kërkesat e VMRO-së për Specialen, Janeva: Janë politike, me ligj nuk më ndërrojnë dot
Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, nuk dëshiron të komentojë kërkesën e VMRO-së opozitare për shkarkimin e saj. I cilësoi kërkesat thjesht si politike dhe potencoi se punën e PSP-së e mbron ligji i cili nuk parashikon ndryshime kuadrovike për sa kohë që zgjat mandati i PSP-së.
-
Maqedoni 14.05.2019 15:39
Xhaferi: Data për RMV-në, motivim për të gjithë Ballkanin; Sobotka: Optimist se BE do të njohë reformat e ndërmarra
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nga Austria, ku po qëndron në vizitë zyrtare, nënvizoi përcaktimin e përbashkët të partive qeveritare dhe opozitare për mbështetjen e qëllimit strategjik për aderim në BE dhe për anëtarësim në NATO. -
Maqedoni 14.05.2019 14:43
Shërbimi i ndihmës së shpejtë, Filipçe: 12 autoambulancat e reja, vetëm fillimi. Punësime të reja në ndihmën e shpejtë
Ndihma e shpejtë është një ndër sektorët më problematikë të sistemit shëndetësor që gjatë kohë ka vuajtur mungesën e kuadrit, por sidomos mungesën e autoambulancave.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 4098
- 4099
- 4100
- 4101
- 4102
- 4103
- 4104
- 4105
- 4106
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










