Policia ka arrestuar një person në vendvotimin në fshatin e Kumanovës Tromegje i cili e kishte fotografuar fletën e votimit, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Kumanovë.
Për këtë rast, siç shtojnë prej atje, është në përgatitje procesverbal.









