-
Maqedoni 16.04.2019 14:49
OBSh: Rastet e fruthit u trefishuan në 2019-n
Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se numri i rasteve të fruthit në mbarë botën në tre muajt e parë të 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. -
Maqedoni 16.04.2019 14:33
Rasti “Talir”, munguan përfaqësuesit e VMRO-së, anulohet seanca
Në gjykimin e sotëm munguan përfaqësuesit e autorizuar të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev dhe Naum Stoillkovski. Pala mbrojtëse njoftoi se përfaqësuesit e partisë nuk do të mund të marrin pjesë në gjykim për shkak të obligimeve rreth fushatës për zgjedhjet presidenciale. -
Maqedoni 16.04.2019 12:41
Dibër, grabitje e armatosur në një kazino
Sipas burimeve të policisë, autori ka hyrë me dhunë në objekt dhe nën kërcënim të armës ka detyruar të punësuarit që t’ia japin të gjitha paratë që janë gjendur aty. -
Maqedoni 16.04.2019 12:23
Veljanovski ftohet në prokurori për “27 prillin”
Ish kryetari i kuvendit, Trajko Veljanovski, sot është thirrur në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion, ku është njoftuar me dëshmitë për rastin e dhunës së 27 prillit në kuvend.
-
Maqedoni 16.04.2019 12:11
Komisioni për Sëmundje Infektive shpallet epidemi e fruthit në tërë vendin
Komisioni për sëmundje infektive ka sjellë vendim për shpalljen e epidemisë së fruthit në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.
-
Maqedoni 16.04.2019 10:42
KShZ nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, me ç’rast më së voni deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tri komuna.
-
Maqedoni 16.04.2019 10:19
9 aksidente në Shkup, 1 person i lënduar
Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej nëntë aksidente trafiku prej të cilëve në njërën më lehtë është lënduar një person, ndërsa në tetë është shkaktuar dëm material.
-
Maqedoni 16.04.2019 09:23
Parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik njoftoi se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me intervale me diell.
-
Maqedoni 15.04.2019 18:30
AShMAA: Sonte afati i fundit për publikim të anketave
Sot është afati i fundit për publikimin e rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik.
-
Maqedoni 15.04.2019 18:02
Kryqi i Kuq: 22,2% e popullsisë në RMV jetojnë në varfëri
22,2% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut jetojnë në varfri të plotë. Në nivel botëror, rreth 2 miliardë njerëz në botë janë të rrezikuar nga varfëria, ndërsa 800 milionë kanë mungesë të ushqimit, thonë nga Kryqi i Kuq.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 4139
- 4140
- 4141
- 4142
- 4143
- 4144
- 4145
- 4146
- 4147
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










