Ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut. Kutitë e votimit u hapën në ora 07:00 të mëngjesit ndërsa u mbyllën në orën 19:00. Sipas KSHZ-së, nuk janë vërejtur shkelje serioze të procesit përpos disa vërejtjeve gjatë procesit.
-
Maqedoni 19.10.2025 19:15
-
Maqedoni 19.10.2025 19:03
ZGJEDHJET LOKALE 2025 – STUDIO E HAPUR NË TVM2
Duke filluar nga ora 19:15 në TVM2 do të mund të ndiqni “Studio e Hapur” me analistë të shumtë, me të cilët do të debatojmë rreth procesit të zgjedhjeve lokale në vendin tonë.
-
Maqedoni 19.10.2025 18:51
Zgjedhjet lokale 2025, po votohet edhe në Veles
Edhe qytetarët e komunës së Velesit që në orën 07:00 të mëngjesit u janë drejtuar kutive të votimit. Ata presin një ditë të qetë zgejdhore.
-
Maqedoni 19.10.2025 18:34
MPB për thyerjet e heshtjes zgjedhore: 20 shkelje dhe 47 postime në rrjetet sociale
Gjatë heshtjes zgjedhore, pra deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 20 paraqitje për shkelje të heshtjes zgjedhore – gjashtë në rajonin e SPB Shkup, katër në rajonin e SPB Kumanovë, tre në SPB Veles, nga dy raste në rajonet e SPB Ohër, SPB Shtip dhe SPB Manastir, dhe një rast në rajoni
-
Maqedoni 19.10.2025 18:17
KSHZ, dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%
Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, aty ku ndodhet edhe gazetarja jonë, Nermine Mulaki – Fejzullahu, kanë njoftuar se deri në orën 17:00 numri i votuese është 39,61% në nivel shtetëror.
-
Maqedoni 19.10.2025 17:51
Maqedonia e Veriut po voton, struganët u drejtohen kutive të votimit
Kutive të votimit u janë drejtuar edhe qytetarët e Strugës.
Për rrjedhën e votimit atje, hollësitë do t’i mësojmë nga kronika e koleges, Fitore Istrefi.
-
Maqedoni 19.10.2025 17:32
Maqedonia e Veriut po voton, Kërçova voton për pushtetin lokal
Edhe kërçovarët po votojnë sot për pushtetin lokal.
Materiali i kolegut Shaban Dalipi, do të na i sjellë hollësitë për procesin e votimit në Kërçovë.
-
Maqedoni 19.10.2025 17:20
SHGM: Të sigurohet dhe respektohet puna e papenguar e punonjësve mediatikë në vendvotime
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u bën apel Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), komisioneve komunale zgjedhore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të vazhdojnë të sigurojnë qasje të papenguar dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në të gjitha vendvotimet.
-
Maqedoni 19.10.2025 17:13
Maqedonia e Veriut voton, në Likovë procesi zhvillohet pa pengesa
Në Likovë procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë. 26.326 votues me të drejtë vote në këtë komunë, sot votojnë për të zgjedh kreun e ri të komunës dhe këshilltarët komunal.
-
Maqedoni 19.10.2025 16:58
Maqedonia e Veriut voton, qytetarët e Çairit u drejtohen kutive të votimit
Qytetarët e Çairit që në orën 07:00 të mëngjesit u janë drejtuar kutive të votimit, për të votuar për kryetar dhe këshilltarë komunal.
Të drejtë vote në Çair kanë gjithsej 58 mijë e 458 votues.
Kolegja Xhanan Halili ndodhet atje për të na informuar për procesin e deritanishëm.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 422
- 423
- 424
- 425
- 426
- 427
- 428
- 429
- 430
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










