Qytetarët e Çairit që në orën 07:00 të mëngjesit u janë drejtuar kutive të votimit, për të votuar për kryetaër dhe këshilltarë komunal.
Të drejtë vote në Çair kanë gjithsej 58 mijë e 458 votues.
Qytetarët e Çairit që në orën 07:00 të mëngjesit u janë drejtuar kutive të votimit, për të votuar për kryetaër dhe këshilltarë komunal.
Të drejtë vote në Çair kanë gjithsej 58 mijë e 458 votues.
Maqedonia e Veriut po mbanë sot zgjedhjet e teta lokale. Procesi i votimit ka nisur në ora 07:00 të mëngjesit dhe i njëjti duhet të përfundojë në orën 19:00.
Gjatë ditës së sotme Zyra e Avokatit të Popullit do të operojë me linjë telefonike pa pagesë: 0800-54321, nga ora 7:00 deri në orën 19:00, ku qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre të votimit, ka informuar Avokati i Popullit.
Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet lokale. Qytetarët do të votojnë në të 80 komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe këshillat komunalë.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bastisur shtëpinë e 59 vjeçarit me iniciale G.P në një fshat të komunës së Çashkës, në të cilën janë gjetur e sekuestruar afro 120 mijë denarë dhe një telefon celularë.
Në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçit të drejtë vote në kuadër të raundit të parë të zgjedhjeve lokale patën 744 persona të burgosur në burgun e Kshanjës, të moshuar dhe persona të sëmurë.
Procesi i votimit sot ka nisur për 8 848 personat e sëmurë. Deri në orën 15:30 minuta të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar gjithsej 5 385 votues. Nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, të drejtën e votës e kanë ushtruar 810 votues.
Vendi në prag të zgjedhjeve lokale të teta me radhë. KSHZ po finalizon aktivitetet. Gjatë seancës së sotme ka anuluar listën për anëtarë të këshillit në qytetin e Shkupit e dorëzuar nga Lëvizja për Unitet Kombëtarë të Turqve, pasi në listë ishte propozuar person që veçmë ka ndëruar jetë.
Vizita e kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla von der Leyen, në kryeqytetet ballkanike ishte një mesazh se BE-ja nuk zhvendoset nga politika e zgjerimit me vendet aspirante, e cila njëkohësisht kërkon plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe kushteve të tjera, veçmas për secilin shtet.