-
Maqedoni 10.02.2018 15:01
Bujqësia dhe ndryshimet klimatike, Limani: Bora imediate për të mbjellat bujqësore
Kushtet klimatike jo të zakonta për këtë periudhë të vitit, me ndryshime të shpeshta të temperaturave, dhe mungese te rreshjeve te e bores, kanë filluar të brengosin fermerët për dëmet që mund tju behen të mbjellave dhe kulturave bujqësore. -
Maqedoni 10.02.2018 14:31
Analistët për zgjidhjen e kontestit për emrin: Procesi është më transparent se në të kaluarën
Pala greke në takime ka qenë më e hapur në drejtim të publikimit të bisedimeve, thotë për TVM2 njohësi I mire i rrethanave politike, Blerim Hyseni. -
Maqedoni 10.02.2018 13:53
Paraqitja e të ardhurave, deri 15 mars, DAP: Dorëzoni kërkesat në kohë, pa bërë rrëmujë
15 marsi, është afati i fundit për paraqitjen e tatimit vjetor të fituar gjatë vitit 2017, ndërsa deri tani, prej rreth 440 mijë qytetarë, vetëm 7 mijë kanë dorëzuar kërkesën për tatim. Nëpër sportelet e DAP-it të paktë ishin ata qytetarë që e kryejnë këtë obligim ligjor në kohë. -
Maqedoni 10.02.2018 12:06
Mot me vranësira, në pjesën perëndimore reshje lokale të shiut dhe borës
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me të reshje të shiut, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore dhe në viset më të ulëta do të ketë reshje të shiut dhe borës, ndërsa në viset malore do të bjerë borë. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët jugore dhe perëndimore. -
Maqedoni 09.02.2018 19:30
Dhuna në kuvend, anulohet marrja në pyetje e Mukoskit
Deputeti, Kërsto Mukoski, nuk është marrë në pyetje, siç ishte paraparë për sot. Gjykata thotë vetëm se marrja në pyetje e të akuzuarit për pjesëmarrje në dhunën e 17 prillit në kuvend anulohet për çështje teknike, pa dhënë sqarime të mëtejshme.
-
Maqedoni 09.02.2018 19:03
Ngec zbatimi i rekomandimeve të Pribesë në gjyqësi
Zbatimi i reformave në gjyqësi, konform rekomandimeve të Pribesë, nuk ec me dinamikën e pritur, madje në shumë aspekte ka shënuar ngecje.
-
Maqedoni 09.02.2018 18:38
Kategoritë e rrezikuara sociale, MPPS: Trajtim falas për fëmijët me autizëm
Fëmijët me spektër të autizmit të moshës nga 2 deri në 9 vjet, nga familjet e rrezikuara sociale do të marrin trajtim dhe terapi të hershme njëvjetore pa pagesë.
-
Maqedoni 09.02.2018 18:07
Tre vite nga publikimi i “bombave”, Musliu: Demaskuan qeveribërjen, pritet drejtësia
Tre vite pas publikimit të përgjimeve nga LSDM të njohura për opinionin si “bomba”, analisti politik, Albert Musliu, thotë se ata demaskuan qeveribërjen e pushtetit të atëhershëm.
-
Maqedoni 09.02.2018 17:39
Kumanovë, përfundon rindërtimi i kanalizimit fekal
Pas aktiviteteve 14 muajshe, në Kumanovë ka përfunduar projekti i rindërtimit të kanalizimit fekal në një gjatësi prej rreth 26 kilometrash, njofton “TVM2”.
-
Maqedoni 09.02.2018 17:22
Bejta: 100 ditët e Taravarit, vetëm me largime nga puna, Taravari: Kam stafin tim, nuk do të punoj me stafin e Bejtës
Kur janë mbushur 100 ditë nga drejtimi me komunën e Gostivarit i kryetarit aktual, ish kreu i komunës, Nevzat Bejta, ka akuzuar se ky 100 ditësh është dështim dhe Taravari në këto tre muaj, është marrë vetëm me largimin nga puna të arsimtarëve dhe administratorëve.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 4700
- 4701
- 4702
- 4703
- 4704
- 4705
- 4706
- 4707
- 4708
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










