Këto janë pamjet në lagjen Gazi Babë dhe Seravë të Shkupit, një ditë pas rreshjeve intensive të shiut që kapluan kryeqytetin.
Shumë qytetarë nga këto zona mbrëmë u gjendën nën ujë, i cili shkaktoir dëme të mëdha materiale.
MPB zyrtarisht konfirmon se si pasojë e motit të lig, kanë humbur jetën 20 persona.
Në Hasanbeg e Singeliq, tashmë ka vetëm njerëz që përpiqen të kontrollojnë dëmet e një nate më parë, pasi shumica e banorëve arritën të evakuohen gjatë natës tek të afërmit.