Përfaqësuesit e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, paradite në rezidencën e BE-së i vazhduan bisedat për çështjet e hapura që e pengojnë zgjidhjen e krizës politike.
MPJ u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave të sulmit, njëherit duke informuar se është në kontakt të përhershëm me institucionet franceze, që deri tani nuk kanë njoftuar për ndonjë shtetas të Maqedonisë që ka pësuar nga ky sulm.
Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite nën ndikimin e masës së lagësht, jostabile dhe më të freskët do të ketë ndryshim të madh.
Ajo tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Teresa May dhe se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve vijon ashtu si tradicionalisht ka ndodhur. Por zyra e May ka thënë se është shumë herët për të nisur negociatat e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.
Por, katër pjesëtarët e grupit, mes të cilëve Sami Ukshini, Hajrush Abdia, Lirim Krasniqi dhe Esat Kafexholi, pasi që u kontrolluan nga ana e ndihmës së shpejtë, mjekët konstatuan se ata janë në gjendje për të ndjekur seancën.
Kuvendi, në kuadër të seancës së sotme, me 62 vota “për” dhe një votë “kundër”, ka miratuar Ligjin për plotësimin e Ligjit për themelimin e Universitetit për Mbrojtje Kombëtare, Siguri dhe Paqe ”Damjan Gruev” në Shkup.
Analisti politik, Mersim Maksuti, thotë se me presion ndërkombëtar palët në bisedime do të dakordohen që njeriut të parë të policisë të mos i kufizohen kompetencat për ndryshimet kadrovike, pasi që vendimi i tillë bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Përzhinës.