Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova lidhur me tragjedinë në Koçan tha se kurrë më nuk duhet të lejojmë që viktimat e pafajshme të vuajnë nga manipulimi, korrupsioni dhe neglizhenca e standardeve.
-
Maqedoni 16.03.2025 18:57
-
Maqedoni 16.03.2025 17:21
Muharrem Ismaili, në tragjedi të këtilla, duhet të jemi të bashkuar
Hoxha Muharrem Ismaili me rastin e tragjedise që ndodhi ne Koçan, ka qenë i pranishëm në hapësirat e spitalit të qytetit, me ç’rast ka dhënë mbështetje si dhe mesazhe ngushëlluese familjarëve për të afërmit e tyre, të cilët janë duke u kuruar në spitalet e vendit.
-
Maqedoni 16.03.2025 17:05
Tragjedia në diskotekën në Koçan, Toshkovski: Të arrestuar më shumë se 20 persona
Maqedonia në vaj, ndërsa përgjegjësi do të ketë. Kështu u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski, në press konferencën e fundit, drejtuar opinionit.
-
Maqedoni 16.03.2025 16:50
SHGM dhe ASHAAV ftojnë mediat të respektojnë kodin
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, ka kërkuar nga gazetarët që të jenë të kujdesshëm në raportimet e tyre, në mënyrë që të respektohet dinjiteti i viktimave dhe të mos shkaktohet dhimbje shtesë për familjet e tyre në lidhje me tragjedinë në Koçan.
-
Maqedoni 16.03.2025 16:04
Spitali i Shtipit dhe Koçanit, gjendja e pacientëve është stabile
Në spitalin e përgjithshëm të Shtipit, trajtim mjekësor kanë kërkuar mbi 80 persona, me djegie të shkallës së lartë të cilët u transferuan në spitalet e Shkupit, kurse të tjerët me asfiksim dhe lëndime më të lehta trupore, u mbajtën për trajtim të mëtutjeshëm -
Maqedoni 16.03.2025 15:59
Spitali i Qytetit “8 shtatori”, po trajtohen një numër i madh i të lënduarve
Se si është gjendja shëndetësore e të lënduarve nga tragjedia në Koçan, nga Spitali i Qytetit, “8 shtatori” në Shkup, me informacione më të detajuara do të na njoftojë, gazetarja Merale Ismaili.
-
Maqedoni 16.03.2025 15:48
Spitali i Qytetit të Shkupit, dy pacientë janë nisur për trajtim në Bullgari
Dy pacientë nga Spitali i qytetit të Shkupit janë nisur për trajtim në Bullgari. Për gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan, nga spitali i qytetit të Shkupit do të na njoftojë gazetari, Rexhep Qamili.
-
Maqedoni 16.03.2025 15:39
Klinika shtetërore në Shkup, 3 pacientë janë dërguar për mjekim në Greqi
Tre pacientë nga Klinika e Shkupit janë dërguar për mjekim në Greqi.
Për gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga tragjedia në Koçan, nga spitali shtetëror në Shkup më hollësisht do të na njoftojë gazetarja, Florie Kamberi.
-
Maqedoni 16.03.2025 15:36
Mbledhje e Qeverisë, shpallen 7 ditë zie për tragjedinë në Koçan
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme që do të mbahet në orën 16:00 do të sjell vendim për shtatë ditë zie pas tragjedisë në Koçan.
Do të miratohet edhe konkluzë për kontrolle urgjente në të gjitha klubet e natës, diskoteka dhe restorante ofrues të ahengjeve.
-
Maqedoni 16.03.2025 15:09
Tragjedia në Koçan, Toshkovski: 59 të vdekur, mes tyre edhe një zyrtar policor
Ka shkuar në 59-të persona, numri që kanë humbur jetën nga zjarri i madh që shpërtheu në diskotekën e Koçanit, ndërsa i të lënduarve në 155, njoftoi së fundmi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 673
- 674
- 675
- 676
- 677
- 678
- 679
- 680
- 681
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










