Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka bërë të ditur se seanca përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve do të mbahet më 19 qershor, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret pas zgjedhjeve lokale.
-
Maqedoni 03.05.2025 14:16
-
Maqedoni 03.05.2025 13:05
I vendosi zjarrin banesës dhe shtëpisë së ish-bashkëshortes, PTHP ngrit procedurë penale kundër shkupjanit
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti procedurë kundër një personi nga Shkupi për veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288, paragrafi 1 i Kodit Penal.
-
Maqedoni 03.05.2025 12:31
LAMM: Trafiku po zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje në vendkalimet kufitare
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, siç informon LAMM.
Nuk ka vonesa në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
-
Maqedoni 03.05.2025 12:06
Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë 30 gradë.
-
Maqedoni 02.05.2025 18:05
Sllupçan, përkujtohet 2 maji - Karadaku “zonë e lirë”
Me aktivitete të shumta në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës u shënua 2 Maji – 24 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë të Karadakut. -
Maqedoni 02.05.2025 17:30
Mickoski: Nuk do të tolerohen manipulime me çmimet
Kryeministri, Hristijan Mickoski, thotë se nuk do të tolerohen manipulime me çmimet nga ana e prodhuesve dhe shitësve, duke shtuar se do të ketë kontrolle të shtuara nga ana e inspektorëve, për t’i parë nëse tregtarët shërbehen me truke. -
Maqedoni 02.05.2025 17:07
Është ulur borxhi shtetëror dhe publik, Mickoski: Tregues i stabilitetit ekonomik
Në kuartalin e parë të këtij viti, borxhi publik është ulur për 4.7% prej 62.4% nga Bruto Prodhimi Vendor në 57.7%. Është ulur gjithashtu edhe borxhi shtetëror, aktualisht arrin në 50.1%, sipas të dhënëve të Ministrisë së Financave. -
Maqedoni 02.05.2025 16:45
Sfillarja me rrugë të re, Veseli: Komuna e Sarajit ndau 1 milion euro
U mblodhën në fshatin Sfillare të komunës së Sarajit për të përuruar përfundimin e punimeve të fazës së parë të rrugës që lidh dy vendbanimet, Sfillaren e Poshtme dhe atë të Epërme. -
Maqedoni 02.05.2025 15:47
Liria e mediave, “Reporterët pa kufij”, RMV-ja shënon rënie, reagojnë partitë dhe ShGM-ja
Vlerësimi i Indeksit të Lirisë së Shtypit të “Reporterëve pa Kufij”, e zbret Maqedoninë e Veriut për gjashtë vende më poshtë, nga vendi i 36-të në të 42-tin dhe po ashtu vendi ynë bie në grupin e vendeve me situatë të përgjithshme, “të kënaqshme”. -
Maqedoni 02.05.2025 15:23
Mickoski: Gjendja në Qeveri është e shkëlqyeshme
Pavarësisht përçarjeve në koalicionin VLEN, kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi se gjendja në koalicionin qeveritar është e shkëlqyeshme. Ai konfirmoi gjithashtu se së shpejti do të zhvillojë një takim me Arben Taravarin.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 832
- 833
- 834
- 835
- 836
- 837
- 838
- 839
- 840
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










