Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare jugore.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 20°C.
Edhe pse në kushte të rreshjeve të shiut, Iniciativa Qytetare “Kush është i rradhës”, ka realizuar protestën e paralajmëruar në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Marshi filloi me tre minuta heshtje në orën 18:59 për të vrarët në tragjedinë e Koçanit dhe u krijua edhe një qiell me yje.
Sot (24.03.2025) policët nga SPB Shkup kanë arrestuar M.R.(26) nga Shkupi për shkak se i njëjti rreth orës 13:50 në Bulevardin “Arradhat partizane” në Shkup me veturë të pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, ka goditur dy këmbësor të mitur.
SPB Shkup i njofton qytetarët se sonte prej orës 19:00 do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm në komunikacion në qendër të Shkupit, për shkak të mbajtjes së marshit protestues.