Së paku një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një rafineri të naftës së papërpunuar Petromidia në Rumani.
Shkaqet e shpërthimit që ndodhi më 2 korrik ende janë duke u hetuar, thonë zyrtarët.
Në 24 orë janë regjistruar 853 viktima dhe 46, 617 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në mbi 400,000 persona që e bën vendin e tretë në botë me numër kaq të lartë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.
Që nga 1 korriku edhe zyrtarisht Sllovenia ka filluar me presidencën e saj me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Disa zyrtarë të lartë në Shqipëri janë arrestuar për trafik ndërkombëtar të drogës, ku është përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.