Në Malin e Zi, ku deri një javë më parë nuk kishte infektime të reja prej disa ditësh, në 24 orët e fundit shifra ka arritur në 61. Aktualisht atje ka 452 raste aktive infektimesh. Autoritetet malazeze po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të karantinës në Podgoricë.
Departamenti i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që ndodhën në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive.
3 viktima mes tyre dhe një mjek janë regjistruar në Shqiëri në 24 orët e fundit. Gjithashtu janë regjistruar edhe 71 persona positive si dhe 45 qytetarë janë shëruar.
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, për të cilin thuhet se do të siguronte një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake.
Presidenti francez Emanuel Makron sot do ta prezentojë përbërjen e qeverisë së re, qëllimi kryesor i së cilës është ta ndihmojë ekonominë në krizën më të rëndë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore.
Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ) i qendrës së djathtë ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare më 5 korrik, kanë treguar rezultatet e para publike.HDZ pritet të ketë 66 nga 151 vendet në Parlamentin e ri, dhe koalicioni i partive të qendrës së majtë e udhëhequr nga Partia
Ministri i Brendshëm gjerman është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës dhe për zhvillimet në Hong Kong. Kina ndjek me forcë interesat e veta dhe paraqet rreziqe hibride, tha Horst Seehofer.