-
Botë 11.01.2020 13:00
Irani pranon se gabimisht rrëzoi aeroplanin ukrainas - Ukraina kërkon kompensim
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy tha se pret pranim të plotë të fajësisë dhe kompensim nga Irani, pasi Teherani pranoi pas disa ditëve të kundërshtimeve se aksidentalisht ka rrëzuar aeroplanin e Ukrainës duke lënë të vdekur 176 pasagjerë. -
Botë 11.01.2020 12:27
Merkel dhe Putin do të diskutojnë për tensionet në Lindjen e Mesme
Kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet të vizitojë Moskën të shtunën për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me ngritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme. -
Botë 10.01.2020 20:14
ShBA, sanksione të reja ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të sulmit ndaj trupave amerikane në Irak këtë javë, bëri të ditur Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.
-
Botë 10.01.2020 19:52
Meksikë, shpërthim i ri i vullkanit “Popokatepetl”
Një shpërthim në kraterin e vullkanit “Popokatepetl” në Meksikë ka nxjerrë shkëmbinj që kanë fluturuar 1.6 kilometra, ka bërë të ditur Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.
Pas shpërthimit, një shtyllë e hirit tre kilometra e lartë afër kryeqytetit meksikan u ngrit mbi vullkan.
-
Botë 10.01.2020 19:33
Pakistan, 13 të vrarë nga një shpërthim në një xhami
Lajmin e ka konfirmuar policia e Pakistanit, sipas të cilës shpërthimi ndodhi në një xhami të provincës Baluçistan.
Në mesin e viktima është edhe një zyrtar policor, për të cilin raportohet se ka qenë në shënjestër të sulmit.
-
Botë 10.01.2020 18:12
Thaçi ia kërkon Vetëvendosjes emrin e mandatarit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, duke i kërkuar atij emrin e mandatarit të Vetëvendosjes për postin e kryeministrit, siç thotë ai, për të evituar vonesat rreth formimit të qeverisë së re. -
Botë 10.01.2020 15:12
Presidentja e KE-së: Periudhë e rëndësishme për raportet BE-Ballkan
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von del Leyen, tha se muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm sa i përket raporteve të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
-
Botë 10.01.2020 14:40
Konferenca e Donatorëve për ndihmë të Shqipërisë do mbahet më 17 shkurt
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka konfirmuar se Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel.
-
Botë 10.01.2020 13:57
Franca thotë se Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar se Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh, nëse Teherani vazhdon të shkelë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.
-
Botë 10.01.2020 13:15
Nuk dihet nëse do të ketë sot takim Kurti-Mustafa
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deri më tani nuk ka caktuar ndonjë takim të radhës për sot me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të formuar qeverinë e ardhshme.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3006
- 3007
- 3008
- 3009
- 3010
- 3011
- 3012
- 3013
- 3014
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










