Me vendim të presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, është formuar Ministria e Paqes, me qëllim të përshpejtimit të bisedimeve paqësore me talebanët.
Vendimi u miratua edhe nga parlamenti, ndërsa në Kabul u mbajt takimi i parë për të diskutuar procesin e paqes.










