• Botë 12.01.2020 18:34

    Australi, zjarri vihet në kontroll pas më shumë se 10 javësh

    Zjarri në pyjet Grospers ka filluar me goditje nga rrufeja më 28 tetor dhe ka përfshirë më shumë se gjysmë milionë hektarë tokë në veriperëndim të Sidnejt. Pastaj ai është përhapur edhe në disa pjesë të parkut nacional “Pyjet blu” në perëndim të Sidnejt.
     
  • Botë 12.01.2020 18:00

    Acar i madh në Afganistan, të paktën 17 persona humbin jetën

    Temperaturat shumë të ulëta kanë lënë të vdekur së paku 17 persona në Afganistan të shtunën, deklaruan autoritetet, përderisa reshjte e mëdha të borës dhe shiut po vazhdojnë në shumë pjesë të vendit.
     
  • Botë 12.01.2020 17:30

    Meta nuk dekreton ligjin “antishpifje”

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë ligjin “antishpifje” të miratuar disa javë më parë nga mazhoranca socialiste. 
     
  • Botë 12.01.2020 16:30

    Kosovë, Ramush Haradinaj dorëhiqet si kryetar i AAK

    Muaj më parë dha dorëheqje si kryeministër, ndërsa Ramush Haradinaj ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi I partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
  • Botë 12.01.2020 13:19

    Bezheska: BP, garanci për politika stabile makroekonomike

    Përshpejtimi mesatar i rritjes ekonomike me 3.8 %, garancitë për stabilitet të denarit, krijimit të ambientittë favorshëm makroekonomik për mirmbajtjen e cmimeve stabile, do të jenë disa nga prioritetet e Bankes Qendrore për 2020-ën.
     
  • Botë 12.01.2020 12:47

    Trump mbështet protestuesit "e guximshëm" iranianë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit “e guximshëm” të Iranit, të cilët dolën në rrugët e Tehranit për të shfaqur pakënaqësinë pasi autoritetet pranuan se gabimisht kanë rrëzuar avonionin ukrainas duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.
  • Botë 12.01.2020 12:20

    Moti i keq në SHBA, 9 të vdekur, anulohen 1 mijë fluturime

    Të paktën katër persona kanë humbur jetën, më shumë se 1 mijë fluturime janë anuluar dhe me mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike në pjesë të ndryshme të shtatë shteteve, nga Teksasi në Miçigan, si pasojë e një stuhie masive dëbore, që u shoqërua edhe me breshër.

  • Botë 11.01.2020 19:39

    Teksas nuk do të pranojë më refugjatë

    Lajmin e bëri të ditur Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, duke thënë se vendimi i tij do të jetë në funksion deri sa të krijohet politika e re për menaxhimin e refugjatëve.
     
  • Botë 11.01.2020 19:12

    Regjimi sirian la të vdekur 17 civilë

    Të paktën 17 civilë u vranë sot në sulmet ajrore nga regjimi i Bashar al-Asad në veriperëndim të Sirisë, ka bërë të ditur një agjenci lokale e mbrojtjes civile.
     
  • Botë 11.01.2020 13:31

    Fundosja e varkës në Greqi, së paku 12 migrantë humbën jetën

    Së paku 12 persona kanë humbur jetën pas fundosjes së një varke në një ishull në perëndim të Greqisë të shtunën, njoftuan autoritetet greke, ndërkaq 21 persona arritën të shpëtohen.

Pages