-
Botë 17.11.2017 10:33
Zjarri dogji tërësisht ndërtesën e parlamentit në Kamerun
Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes arritën dy orë pasi që shpërtheu zjarri në ndërtesën në kryeqytetin Jaunde. Nuk ka njoftime për viktima nga zjarri. Policia tani për tani nuk njofton arsyet për shpërthimin e zjarrit. -
Botë 16.11.2017 20:31
Një tërmet i fuqishëm regjistrohet në Japoni
Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,2 ballë sipas shkallës së Rihterit sot është regjistruar në afërsi të bregut të ishullit japonez Haçijojima.Tani për tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme të shkaktuara materiale nga tërmeti. -
Botë 16.11.2017 20:05
Trump: turneu aziatik, një sukses i jashtëzakonshëm
Sipas tij, Amerika tanimë është kthyer në rolin e liderit global.
-
Botë 16.11.2017 13:27
Greqia në zi, rritet në 16 numri i viktimave nga moti i keq
Është rritur në 16 numri i viktimave nga moti i keq në Greqi. Vendi është në zi kombëtare treditore pas katastrofës natyrore që goditi të mërkurën tre qyteza të Atikës Perëndimore, pranë Athinës.
-
Botë 16.11.2017 13:14
Trump: Koreja Veriore nuk mund ta mbajë botën peng
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas kthimit nga turneu 12-ditësh në Azi, paralajmëroi Korenë e Veriut se bota nuk do të lejojë, siç tha ai, "shantazhin bërthamor" dhe u zotua se do të ketë fushatë globale, me "presion maksimal" mbi Phenjanin.
-
Botë 16.11.2017 12:45
Zimbabve, ushtria merr kontrollin e kryeqytetit Harare
Ushtria tha se operacioni është zhvilluar kundër “kriminelëve” rreth presidentit, Robert Mugabe. -
Botë 16.11.2017 12:16
Greqi, zi kombëtare për viktimat nga përmbytjet
Kryeministri grek, Aleksis Cipras, shpalli ditë zie kombëtare në vend për shkak të viktimave nga përmbytjet, në të cilat e humbën jetën 15 persona, njoftuan mediat greke.
-
Botë 15.11.2017 20:11
Greqi, rritet numri i të vdekurve i shkaktuar nga moti i keq (VIDEO)
Pamje të një katastrofe biblike transmetojnë mediet greke prej mëngjesit të së mërkurës, pasi një valë e keqe moti, e quajtur “Euridiki” ka goditur shumë rajone të vendit.
-
Botë 15.11.2017 19:52
Rebelohet ushtria në Zimbabve, merr nën kontroll televizionin shtetëror
Ushtria e Zimbabve ka marrë kontrollin e televizionit shtetëror dhe ka vënë në shënjestër njerëzit pranë presidentit, Robert Mugabe, për të cilët thotë se i kanë shkaktuar popullit “vuajtje sociale dhe ekonomike”.
-
Botë 15.11.2017 18:58
Viktimat e terrorizmit, bie indeksi global, rritet ai europian
Edhe pse vdekjet e lidhura me terrorizmin kanë pësuar rënie drastike në disa pjesë të botës, jetët e humbura prej akteve të terrorit në Kontinentin e Vjetër kanë prekur nivelin më të lartë në 16 vjet.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3665
- 3666
- 3667
- 3668
- 3669
- 3670
- 3671
- 3672
- 3673
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










