-
Botë 31.10.2017 14:00
Spanjë, Kushtetuesja anulon pavarësinë e Katalonjës
Kushtetuesja spanjolle u mblodh pas kundërshtimit të qeverisë së Spanjës për vendimin e 27 tetorit të parlamentit të qeverisë autonome të Katalonjës, për shpalljen e pavarësisë dhe fillimin e procesit për themelimin e Republikës së Katalonjës. -
Botë 31.10.2017 13:42
Putin në Iran, diskuton për konfliktin në Siri
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Iranin të mërkurën, ku me homologun e Republikës Islamike, Hassan Rohani, dhe me udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, do të diskutojë për konfliktin në Siri dhe bashkëpunimin energjetik, bëri të ditur K
-
Botë 31.10.2017 13:14
Ushtria e Irakut merr nga kurdët kontrollin e kufirit me Turqinë
Forcat qeveritare irakiane kanë marrë kontrollin e kalimit kryesor kufitar me Turqinë në rajonin e Kurdistanit të Irakut, tha kryeministri turk, Binali Yildirim.
-
Botë 31.10.2017 12:30
Koreja e Veriut, shembet tuneli, flitet për 200 të vdekur
Të paktën 200 persona mendohet të kenë vdekur pas shembjes së një tuneli në të fshehtë në Korenë e Veriut ku testoheshin armët bërthamore.
-
Botë 31.10.2017 11:53
Nju Jork, stuhia goditi pjesën verilindore të ShBA-ve
Një stuhi e fuqishme dje e goditi pjesën verilindore të ShBA-së, duke lënë pothuajse 1,5 milionë shtëpi dhe kompani pa energji elektrike, ndërsa qindra shkolla në rajon u detyruan t'i mbyllin dyert. Era në momente arrinte fuqinë e uraganit.
-
Botë 31.10.2017 11:23
Gjermani, arrestohet siriani, planifikonte sulm terrorist
Policia gjermane arrestoi një sirian 19-vjeçar, nën dyshimet se po përgatiste një sulm me bombë.
-
Botë 31.10.2017 10:51
BE, kritika Serbisë për emërimin e Llazareviqit
Bashkimi Evropian paralajmëroi Serbinë se emërimi i një gjenerali, i cili ka qenë i dënuar për krime lufte, si ligjërues i një akademie ushtarake, është kundër parimeve të BE-së, ku Serbia synon të anëtarësohet.
-
Botë 30.10.2017 22:01
Tre milionë amerikanë çdo ditë mbajnë armë të mbushur
Tre milionë amerikanë, shumica meshkuj të rinj nga jugu i SHBA-së, çdo ditë mbajnë armë të mbushur zjarri, tregon studimi i publikuar në Ditarin amerikan për shëndet publik (American Journal of Public Health). -
Botë 30.10.2017 21:48
Kim Jong-un “braktis” për një çast raketat, për kozmetikën
Nuk e dimë nëse Kim Jong-un përdor rregullisht kremërat dhe hidratuesit, por udhëheqësi koreano-verior u shfaq një klient shumë i vëmendshëm, kur për një ditë la raketat balistike në këmbin të aromave, gjatë vizitës në një fabrikë kozmetikesh. -
Botë 30.10.2017 21:09
Ish-menaxheri i Trump thirret nga FBI
Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan hyri këtë të hënë në zyrat e FBI-së për t’u njohur me akuzat ndaj tij.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3681
- 3682
- 3683
- 3684
- 3685
- 3686
- 3687
- 3688
- 3689
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










