-
Botë 28.07.2017 13:07
Të paktën 50 të vdekur gjatë një sulmi të Boko Haram ndaj zbuluesve të naftës
Mbi 50 persona janë vrarë në një sulm të kryer nga organizata islamiste Boko Haram ndaj një ekipi të zbuluesve të naftës në pjesën verilindore të Nigerisë gjatë kësaj jave, kumtuan burime të shërbimeve ushtarake, mjekësore dhe humanitare. -
Botë 28.07.2017 12:32
Katër të vdekur në një aksident në Prishtinë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur tek rrethrrotullimi kryesor në dalje të Prishtinës. Të vdekur janë dy burra e dy gra, përderisa një person tjetër (mashkull) ka marrë lëndime dhe po trajtohet në spital. -
Botë 27.07.2017 22:03
Putini: do të hakmerremi për sanksionet
Duke folur nga Finlanda, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shefi i Kremlinit iu përgjigj interesimit të mediave në lidhje me bllokun e ri të sanksioneve amerikane që kaluan në Dhomën e Përfaqësuesve. -
Botë 27.07.2017 21:39
ShBA: sanksionet anti-ruse gati për miratim
Udhëheqësit republikanë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshjen që i hap rrugë miratimit përfundimtar të Ligjit për sanksione të reja kundër Rusisë.
-
Botë 27.07.2017 21:14
Romë, kufizimi i ujit rrezikon shëndetin e qytetarëve
Pjesë të Italisë, përfshirë rajonin e Lacios përreth Romës, janë duke vuajtur nga thatësira. Kompania e ujit “Acea”, e cila i shërben Romës, ka propozuar ndërprerje të furnizimit me ujë për tetë orë në ditë, për 1.5 milion banorë.
-
Botë 27.07.2017 17:15
Zjarr në një hotel luksoz në Stamboll
Siç lajmëroi televizioni NTV, zjarri ka shpërthyer në hapësirën në të cilën janë vendosur gjeneratorët e hotelit, pas çka së shpejti është përhapur në objekt. -
Botë 27.07.2017 16:31
Dy të vdekur gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Greqi
Dy burra e humbën jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël, mbetjet e të cilit u gjetën sot në afërsi të Larisës, pasi mbrëmë është zhdukur nga radari, njoftoi korrespondenti i MIA-s. -
Botë 27.07.2017 15:43
Gadishulli korean shënon 64 vite nga përfundimi i luftës koreane
Në Gadishullin korean sot shënohet 64-vjetori i përfundimit të Luftës koreane dhe i hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndërprerje të konfliktit, e cila ishte arritur atëherë.
-
Botë 27.07.2017 15:12
Maduro: sanksionet e ShBA-së janë ilegale, arrogante dhe pa precedent
Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro, deklaroi se sanksionet ekonomike të ShBA-së kundër 13 përfaqësuesve aktualë dhe ish-përfaqësuesve janë "ilegale, arrogante dhe pa precedent".
-
Botë 27.07.2017 13:31
Një kinez është zënë me kolegun, dhe e ka vrarë me thikë
Tre persona janë vrarë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar sot në mëngjes në pjesën qendrore të Kinës, kur një burrë me thikë në zyrë ka sulmuar një koleg, e pastaj disa kalimtarë në rrugë.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3752
- 3753
- 3754
- 3755
- 3756
- 3757
- 3758
- 3759
- 3760
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










