• Botë 25.07.2017 19:56

    Rusi, policia shpërndan protestuesit në Kemerovo

    Policia e Rusisë i ka shpërndarë sot protestuesit në qytetin siberian, Kemerovo, që ishin mbledhur për ta mbështetur politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili tashmë po zhvillon fushatë intensive për zgjedhjet presidenciale të Rusisë, vitin e ardhshëm.

  • Botë 25.07.2017 15:33

    Volker: Uashingtoni mund t’i dërgojë armë Ukrainës

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për konfliktin në lindje të Ukrainës, Kurt Volker, ka deklaruar se Uashingtoni është duke shqyrtuar dërgimin e armëve për forcat qeveritare të Ukrainës që luftojnë separatistët pro-rusë.

  • Botë 25.07.2017 13:00

    Izraeli i heq detektorët nga vendi i shenjtë, Jeruzalemi

    Izraeli tha se do të heqë detektorët metalikë, të vendosur në hyrje të një vendi të shenjtë në Jerusalem.

    Detektorët kanë zemëruar myslimanët dhe kanë çuar në dhunë, që ka rezultuar me vrasjen e së paku tetë personave.

  • Botë 25.07.2017 12:21

    Vuçiç, Serbia pro dialogut të brendshëm me Kosovën

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia duhet të nisë dialogun e brendshëm për zgjidhjen e asaj që ai quajti "nyja gordiane" e Kosovës, në mënyrë vendi të që të ecë përpara dhe telashet të mos u mbeten gjeneratave të ardhshme.

  • Botë 25.07.2017 12:09

    Trump, stop programit për mbështetjen e rrebelëve sirianë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thene se i ka dhënë fund programit për mbështetjen e rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, pasi ai ka qenë "masiv, i rrezikshëm dhe i kotë".

  • Botë 25.07.2017 11:55

    Meta, president i ri i Shqipërisë

    Në Shqipëri, kryetari i ri i shtetit, Ilir Meta, bëri të hënën betimin në parlament. Meta, ne fjalimin e tij, u zotua se do të angazhohet në respektimin e Kushtetutës, reformat, marrëdhëniet me opozitën dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

  • Botë 25.07.2017 10:27

    Senatori McCain i kthehet punës në Senat

    Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili javën e kaluar është diagnostikuar me kancer në tru, do t'i kthehet sot punës në Senat.

  • Botë 24.07.2017 21:19

    Rusia dhe BE-ja, të shqetësuara nga sanksionet e reja amerikane

    Sanksionet mund të prekin projektet e përbashkëta të energjisë. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Rusia është duke punuar me partnerët evropianë në zbatimin e "një numri projektesh në shkallë të gjerë".

  • Botë 24.07.2017 20:48

    Kushner: nuk kam pasur kontakte të parregullta me rusët

    Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, mohon të ketë pasur marrëveshje të fshehtë me ndonjë qeveri të jashtme apo “kontakte të parregullta” me rusët, gjatë fushatës presidenciale amerikane dhe periudhës transitore.

  • Botë 24.07.2017 20:13

    Zvicër, sulmuesi me sharrë elektrike plagos pesë persona

    Zona qendrore e qytetit të ndodhur shumë pranë kufirit me Gjermaninë është rrethuar nga policia që po kërkon intensivisht agresorin e larguar nga vendi i ngjarjes.

Pages