• Botë 27.06.2017 20:06

    Qeveria holandeze shpallet fajtore për vrasjen e 300 burrave myslimanë në Srebrenicë

    Një gjykatë e apelit në Holandë ka vendosur sot se qeveria holandeze ishte pjesërisht përgjegjëse në vdekjen e rreth 300 burrave myslimanë, të cilët u vranë nga forcat serbo-boshnjake në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.
     
  • Botë 27.06.2017 19:29

    Daçiç: Dialogu me Prishtinën të bëhet në nivelin e presidentëve

    Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, njëherësh ministër i Jashtëm, ka deklaruar sot se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në nivel të presidentëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe Kosovë.
     
  • Botë 27.06.2017 18:44

    Mosul, ushtria çliron nga ISIS një pikë strategjike

    Bëhet fjalë për lagjen Al-Farouq në qytetin e vjetër, deklarojnë komandantët e operacionit për çlirimin e Mosulit.

    Por, edhe përkundër marrjes së kësaj lagjeje, edhe gjatë mesditës së sotme kanë vazhduar përleshjet mes forcave irakiane dhe militantëve të ISIS-it.

  • Botë 27.06.2017 15:50

    Rama falënderon shqiptarët për fitoren, Basha konsultohet me Berishën, LSI pranon opozitën

    Ky rezultat i ka tejkaluar edhe ambiciet e kryeministrit, Edi Rama, për 71 deputetë. Në këtë mënyrë, kryeministri aktual, i cili do të jetë i tillë edhe për 4 vjet, gëzon shumicën në Kuvend, që i nevojitet për të çuar përpara reformat.
     
  • Botë 27.06.2017 14:02

    ShBA: Nëse Asad përdor armë kimike, do të ndëshkohet

    ShBA-të kanë identifikuar përgatitje “potenciale” me armë kimike nga ana e regjimit të Bachar al-Assad në Siri, të ngjashëm me atë të prillit të këtij viti, që rezultoi me qindra civilë të vdekur, shumica fëmijë.  
     
  • Botë 27.06.2017 13:34

    ShBA, 9 ditë zjarre masive, 1.500 banorë braktisin shtëpitë

    Më shumë se 1 mijë e 500 persona janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre rreth zonës malore në Utah në perëndim të ShBA-ve, si pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë këtë vend.

  • Botë 27.06.2017 12:25

    Pakistan, 157 të vdekur nga shpërthimi i cisternës

    Është rritur në 157 persona numri i të vdekurve si pasojë e përmbysjes së një cistern me karburante në Pakistan, më 25 qershor.

    Cisterna e cila kishte rreth 25,000 litra karburante, u përmbys në një autostradë në jugperëndim të qytetit Multan.

  • Botë 27.06.2017 12:01

    Shqipëri, PS fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit

    KSHZ ka njoftuar se pasi janë numëruar më shumë se 95 % e kutive të votimit, PS ka fituar 74 mandate deputetësh, 43 PD, 19 LSI, 3 PDIU dhe 1 Partia Social Demokrate.                                                                                        

  • Botë 27.06.2017 11:39

    SHBA, qeveria siriane po përgadit një sulm kimik

    Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se qeveria siriane duket se është duke përgaditur një sulm me armë kimike, por SHBA-të paralajmërojnë se nëse ndodh një gjë e tillë, Siria “do ta paguajë çmimin”.

  • Botë 27.06.2017 11:24

    SHBA, do të ndalojë shitjen e armëve në Gjirin Arab

    Kryetari i Komitetit të Senatit amerikan, për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, ka deklaruar se do të ndalojë shitjen e armëve në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Arab derisa këto vende të zgjidhin konfliktet e tyre me Katarin.                     

Pages