Një gykatë në Vjenë ka liruar ish-shefin e inteligjencës kazake Alnur Musaev dhe ish-truprojën presidenciale Vadim Koshlyak.
Ndaj këtyre dy personave, gjykimi kishte nisur në muajin prill.
Vullkani “Raung” në lindje të Javas, gati një javë është duke ngritur pluhurin në atmosferë, duke zvogëluar dukshmërinë në aeroportin e Denpasar në Bali.
Mbi 70.000 emigrantë arritën në bregun italian nga fillimi i vitit, që është rekord në krahasim me vitin paraprak, kur janë regjistruar 64.000 emigrantë në gjashtë muajt e parë.
Qassim al-Raymi mori komandën e “Al-Kaidës” pas Nasser al-Wuhayshit në Gadishullin e Arabisë, pasi Wuhayshi u vra nga një sulm ajror i ShBA-ve muajin e kaluar.
Njoftimi u bë nga sekretari i jashtëm i Indisë, pasi kryeministri indian, Narendra Modi, dhe ai i Pakistanit, Nawaz Sharif, mbajtën një takim të rrallë gjatë një samiti rajonal të sigurisë në Rusi.