Të paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Toronto.
Sipas autoriteteve autori i dyshuar i ngjarjes ishte maskuar me kapuç të zi dhe është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.
Të paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Toronto.
Sipas autoriteteve autori i dyshuar i ngjarjes ishte maskuar me kapuç të zi dhe është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.
Edhe në Kosovë, si çdo vit, këtë 7 mars, mësimdhënësit e dalluar të komunave u mblodhën në kryeqytet, ku u pritën nga ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila vlerësoi punën e palodhshme të punëtorëve të arsimit, pavarësisht sfidave me të cilat përballen.
Rreth 30 mijë arsimtarë në të gjithë Shqipërinë festuan ditën e tyre, 7 Marsin. Atmosfera në të gjitha shkollat ishte më e ngrohtë se zakonisht. Me lule në duar, kartolina dhe dhurata simbolike, nxënësit shprehën mirënjohjen e tyre për ata që u ndriçojnë rrugën e dijes, mësuesit.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë transkriptoi vendimin për ish-kryeministrin, Sali Berisha, në lidhje me ankesën e tij për masën e dhënë në "arrest shtëpie".
Bashkimi Evropian vlerëson se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, në të cilën, mes tjerash, Beogradit i kërkohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Bashkimi Evropian ka miratuar një plan të ri për forcimin e mbrojtjes së përbashkët, duke përfshirë 150 miliardë euro kredi për vendet anëtare.