Rusi
Një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska nuk do të bie pre e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, të cilat, sipas tij, synojnë të rrëzojnë presidentin, Vladimir Putin, nga pushteti.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka thënë se Moska “nuk është e gatshme të bëjë lëshime ndaj SHBA-së në çështjet thelbësore”, por kërkon “balancë të interesave”.
Ai i ka bërë këto komente gjatë një seance dëgjimore në parlament për marrëdhëniet SHBA-Rusi.










