Për disa ditë shtyhet hapja e Shërbimeve administrative të reja të rinovuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme në ndërtesën e RTM-së.
Siç informon MPB, data e saktë e hapjes do të bëhet e ditur.
Për disa ditë shtyhet hapja e Shërbimeve administrative të reja të rinovuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme në ndërtesën e RTM-së.
Siç informon MPB, data e saktë e hapjes do të bëhet e ditur.
Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë konsideron se punëtorit duhet t’i jepet mundësia për të zgjedhur se në cilën sindikatë dëshiron të anëtarësohet.
Pas përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe autoriteteve të emigracionit është shkaktuar kaos në rrugët e Los Anxhelos. Administrata Trump ka vendosur 2.000 trupa të Gardës Kombëtare.
Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova prej sot po qëndron për vizitë pune në Nicë, të Francës, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për Oqeanin (UNOC3).
Në tre muajt e parë të vitit 2025 janë shitur 1947 banesa me vlerë totale prej 137 milion euro tregojnë të dhënat e Agjencionit të Kadastrës.
Nesër, parlamenti do të mbajë seancë për të zgjedhur Ministrin e ri të Shëndetësisë. Në vend të Arben Taravarit, i cili ka kaluar në opozitë, Kryeministri Hristijan Mickoski, ka emëruar ish-ministrin e Shoqërisë së Informacionit, Azir Aliu nga “VLENI”.
Pas mbarimit të shkollës së mesme, nxënësit po përgaditen për tu regjistruar në fakultete. Nxënësit e anketuar nga TVM2 thonë se të ardhmen e shohin në vend, edhe përkundër standardit të ulët jetësor, ata nuk dëshirojnë të ikin jashtë vendit.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
Në pikat kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale nga 30 deri në 38 gradë.
Edhe këtë mëngjes, ukrainasit u zgjuan mes rrënojave. Me raketa dhe dronë, Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, është nën zjarrin më intensiv që nga fillimi i konfliktit.