Gjatë tre ditëve të fundjavës së zgjatur (06.06.2025 – 08.06.2025), për shkak të festës fetare të Kurban Bajramit, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës.
Lajme
-
Maqedoni 06.06.2025 13:35
-
Botë 06.06.2025 13:12
U përfshinë në aksident pas një grabitjeje, vdesin 3 shqiptarë në Spanjë
Një ndjekje që ndodhi mëngjesin e djeshëm pas një grabitjeje në një farmaci në Puerto de la Torre ka rezultuar në katër viktima.
Sipas mediave të huaja, viktima janë tre grabitësit me origjinë shqiptare dhe një oficer i policisë kombëtare.
-
Botë 06.06.2025 12:50
Rusia bombardoi pothuajse çdo qytet ukrainas me mbi 400 dronë dhe raketa, thotë Zelensky
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se Rusia ka sulmuar pothuajse të gjitha qytetet dhe qytezat gjatë mbrëmjes së kaluar.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar se sulmi përbëhej nga më shumë se 400 dronë dhe 40 raketa.
-
Maqedoni 06.06.2025 12:28
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata, informon LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut për hyrje dhe dalje nga vendi.
-
Maqedoni 06.06.2025 12:07
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare do të mbajë moti sot në Maqedoninë e Veriut.
Pasdite do të zhvillohet vranësira e paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima.
-
Maqedoni 05.06.2025 20:40
BDI shënoi 23 vjetorin e themelimit
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ftoi VLEN – in që të braktisë qeverinë duke ndjekur hapat e kreut të ASH-së Arben Taravari, pas defaktorizimit të shqiptarëve në institucione si dhe politikave antishqiptare kundrejt Marrëveshjes së Ohrit. -
Botë 05.06.2025 18:44
Trump pas bisedës me Xi Jinping: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se diskutimet e tij përmes telefonit me liderin kinez, Xi Jinping, kanë përfunduar “mirë”, dhe që dy shtetet do t'i rinisin bisedimet tregtare, me shpresën që do të merren vesh rreth tarifave dhe furnizimeve globale për mineralet e rralla të tokës.
-
Botë 05.06.2025 18:13
Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona
Një anije mallrash që transportonte rreth 3,000 makina, përfshirë 800 elektrike, shpërtheu në flakë të martën vonë në brigjet e Alaskës . Të 22 marinarët në bord u evakuuan në mënyrë të sigurt pasi nuk arritën ta shuanin zjarrin , sipas kompanisë së menaxhimit Zodiac Maritime.
-
Botë 05.06.2025 17:50
Të shtëna në Bruksel, vritet një burrë pranë qendrës tregtare
Një person u vra nga të shtënat sot në mëngjes në lagjen Anderlecht të Brukselit, sipas raportimeve të mediave lokale.
-
Botë 05.06.2025 17:27
NATO bie dakord për programin më të madh të armatimit që nga “Lufta e Ftohtë”
NATO ka rënë dakord për programin më të madh të riarmatimit që nga Lufta e Ftohtë, thanë sot burimet.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1279
- 1280
- 1281
- 1282
- 1283
- 1284
- 1285
- 1286
- 1287
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










