Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik-Shkup thonë se autobusët janë kthyer në rrugët e Shkupit. Me vendim të Qeverisë, nafta për shtatë ditë i është dhënë kompanisë me hua nga rezervat shtetërore.
Lajme
-
Maqedoni 22.11.2024 08:11
-
Maqedoni 21.11.2024 19:21
Qeveria i del në ndihmë kryeqytetit, naftë nga rezervat shtetërore
Me naftë nga rezervat shtetërore, Qeveria ka vendosur ta ndihmojë qytetin e Shkupit që ta zgjidhë problemin me transportin publik.
Për të shfrytëzuar rezervat, Qeveria u desh që në mbledhjen e sotme të shpall gjendje krize, bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.
-
Botë 21.11.2024 18:51
GjND, fletarrest ndërkombëtar për Netanjahun
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit.
-
Botë 21.11.2024 17:34
Bombardime izraelite në Gazë, 71 të vrarë dhe 176 të plagosur
Seri bombardimesh izraelite kanë zgjuar banorët e Rripit të Gazës, ku janë vrarë 71 palestinezë, ndërsa 176 të tjerë janë plagosur. Shënjestër e sulmeve ishin objektet civile. Vetëm në një ndërtesë pesëkatëshe në lagjen Sheikh Radvan, mbetën të vrarë 22 civil.
-
Botë 21.11.2024 17:00
Osmani: Aleancat ruajnë sigurinë e Republikës së Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin vjetor në Kuvend, ku mes tjerash ka theksuar se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat, e cenon mbrojtjen e Republikës së Kosovës.
-
Botë 21.11.2024 16:30
Tiranë, mbahet Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe
Mbrojtja ligjore e gjuhës shqipe në përdorim publik dhe krijimi i një komisioni shtetëror për kujdesin ndaj gjuhës amtare është ajo çfarë kërkoi gjuhëtari Emil Lafe në Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe që po mbahet në Tiranë.
-
Maqedoni 21.11.2024 16:12
LSDM: Gjendja me transportin, alarmante, Arsovska dhe VMRO-ja të ndërpresin inatet
LSDM-ja opozitare vlerëson se gjendja me transportin publik në Shkup është alarmante, prandaj propozon ligj për përkrahje financiare të Qytetit të Shkupit dhe mbështetje financiare për derivate.
-
Maqedoni 21.11.2024 15:51
Shoqatat joqeveritare: Më shumë buxhet për programet preventive
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë mjete për programe preventive për sëmundjet malinje, sepse këto sëmundje janë në rritje të vazhdueshme në vend. Ato po ashtu kërkojnë sigurimin e mjeteve për trajtim shëndetësor për personat që nuk janë të siguruar apo kategoritë e ndjeshme.
-
Maqedoni 21.11.2024 15:30
Seanca e pyetjeve të opozitës, Ajdari: Mexhiti të sqarojë kundërthëniet e tij
Statusi i gjuhës shqipe, në qendër të pyetjeve të deputetëve të opozitës shqiptare.
-
Maqedoni 21.11.2024 15:05
Qeveria, miratohet Plani aksional për uljen e ndotjes
Qeveria ka miratuar Planin aksional me masa afatshkurtra, që ka për qëllim zvogëlimin e emetimeve të substancave ndotëse, në rast të ndotjes alarmante të ajrit.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1956
- 1957
- 1958
- 1959
- 1960
- 1961
- 1962
- 1963
- 1964
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










