Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat do të lëvizin nga -11 der në 12 gradë.
Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat do të lëvizin nga -11 der në 12 gradë.
Qyteti i Shkupit ka reaguar pas protestave të sotme të organizuara nga kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush, siç thanë protestuesit për kaosin në transportin publik dhe racizmin që sipas tyre kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska po e shpreh.
Me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” mbajti debat me temën “Shqipja gjuhë zyrtare – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit“.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po qëndron në Beograd ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtarë “Vizioni i venës i Ballkanit të Hapur”, ndërsa është takuar me homologun e tij serb, Vuçeviq dhe presidentin Aleksadar Vuçiq.
Një sulm i ushtrisë ruse në Ukrainë, me një raketë të porsa zhvilluar balistike hipersonike, kishte për qëllim ta paralajmëronte Perëndimin.
Dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme janë regjistruar disa minuta më parë në Shqipëri.
Sipas EMSC, epiqendra ka qenë në afërsi të Elbasanit. Lëkundja e parë ka qenë me magnitudë 3.6 e shkallës rihter, ndërsa e dyta 3.1.
Për momentin nuk është raportuar për dëme!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për një hakmarrje nga ana e Serbisë, teksa ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e mashtron Perëndimin.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit, tha se sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare, “alfabetin e gjuhës sonë të bekuar”.
Shqiptarët në të gjitha trojet etnike dhe diasporë po shënojnë sot 116 vjetorin e Kongresit të Alfabetit, i cili i dha gjuhës tonë alfabetin e unifikuar prej 36 shkronjash.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada. Ajo do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.