Rebelët jemenas të Huthit thanë se kanë sulmuar një bazë mobile të Marinës amerikane më 29 janar, pa dhënë asnjë dëshmi. Megjithatë, ky pretendim i Huthëve është hedhur poshtë menjëherë nga një zyrtar amerikan i mbrojtjes.
Irani ka ekzekutuar katër burra të dënuar se po planifikonin sabotim dhe për lidhje të dyshuara me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, raportoi media shtetërore më 29 janar.
Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug ka ngritur kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit E.D., 47-vjeçarit E.Sh. dhe një i mitur, të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me imigrantë”, njoftoi MPB.
Nuk do të ketë receta, udhëzime pagesa nga Fondi, gjithçka do të ndërpritet nëse punonjësve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore u ulen pagat për 21%. Ata kërcënuan se do të fillojnë me grevë.
Bisedimet me partnerët e koalicionit për zgjedhjet e ardhshme po zhvillohen në nivel të rregullt, por deri më tani nuk ka marrëveshje përfundimtare, ka informuar ish-kryeministri, Dimitar Kovaçevski.