Lajme
-
Maqedoni 15.01.2018 14:13
Ligji për tregjet e gjelbërta: Oda e tregëtarëve, e kënaqur
Me miratimin e ligjit për tregjet e gjelbërta, përfundimisht do të marrin fund brengat apo nëpërkëmbjet që iu janë bërë tregtarëve të tregjeve të gjelbërta, vlerësojnë nga Oda e Tregtarëve. -
Maqedoni 15.01.2018 13:54
Miratohet ligji për amnisti, jo amnisti për veprat e rënda penale
Kuvendi miratoi sot ligjin për amnisti, me të cilin lirohen nga dënimi të burgosurit që u ka mbetur vetëm 6 muaj nga kryerja e dënimit, ndërsa ata që kanë mbi 6 muaj dënim të mbetur, lirohen nga 30% e dënimit të përgjithshëm. -
Botë 15.01.2018 13:47
Rusi: Zënkë me thika në një shkollë, 15 të plagosur
Ministria rajonale e sigurisë tha se gjithsej 15 vetë, shumica prej tyre nxënës, janë plagosur në këtë incident.
Në raportet e para ishin cituar zyrtarët që kanë thënë se dy persona të maskuar e sulmuan shkollën.
-
Botë 15.01.2018 13:30
Xhakarta, shembet tavani i bursës, dhjetëra të lënduar
Plot 72 vetë u lënduan sipas policisë dhe janë duke marrë trajtime në 3 spitale të ndryshme të kryeqytetit indonezian. -
Botë 15.01.2018 13:14
Mbytja e çisternës, katastrofë në detin e Kinës Lindore
Çisterna iraniane, që mori flakë dhe u mbyt në detin e Kinës Lindore të dielën, ka shkaktuar katastrofën më të madhe natyrore në dekada, duke lënë pas një vazhgë nafte 10 milje të gjatë dhe tym të zi që vazhdon të dalë prej saj. -
Botë 15.01.2018 12:56
Tmerrohen banorët në Hauai: Punonjësi jep gabimisht alarmin për sulm balistik
Banorët dhe turistët e ishujve Hauai , u përfshinë nga paniku teksa dëgjuan sinjalin e alarmit që i paralajmëronte për rrezikun e lartë se ishujt mund të goditeshin nga një raketë balistike.
-
Maqedoni 15.01.2018 12:27
Nuk ka propozim të ri për emrin, Nimic: Do të diskutojmë idetë e mëparëshme
Në një intervistë për televizionin nacional grek ERT, Nimic i ka sqaruar se në tavolinë më 17 janar, do të ofrohen idetë e mëparshme që janë diskutuar.Megjithatë sipas tij egziston moment pozitiv për çështjen e emrit dhe se Qeveria e Shkupit është e interesuar të mbyllë këtë çështje.
-
Kulturë 15.01.2018 12:09
In memoriam, ndërroi jetë poeti Basri Çapriqi
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, në Prishtinë. Çapriqi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Për një kohë është trajtuar në Turqi, ndërsa para pak ditësh është shtrirë në Spitalin Amerikan në Kosovë, ku edhe ka ndërruar jetë, të dielën pasdite.
-
Botë 15.01.2018 11:50
Tajlandë: Skafi përfshihet nga flakët, lëndohen 31 turistë
Skafi është përfshirë nga flakët teksa ishte mes ishujve, duke detyruar turistët të hidhen në det për të shpëtuar jetën e tyre.
-
Maqedoni 15.01.2018 11:28
Ligji për gjuhët: Ivanov ende pa vendim, afati deri të enjten
Presidenti Gjorge Ivanov deri të ejten në mesnatë duhet të nënshkruaj ligjin për gjuhët , ose të njejtin ta kthejë sërisht në Kuvend.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 8920
- 8921
- 8922
- 8923
- 8924
- 8925
- 8926
- 8927
- 8928
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










