Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, sot ka thënë se situata me zjarret në ambiente të hapura po përkeqësohet sërish.
Ai apelon te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarr.

Ministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Orhan Murtezani, sot do të vizitojë Austrinë. Sipas njoftimit, ai do të mbajë takim me homologen e tij, Ministren Federale për BE dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edshtadler.
Zv/kryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti, i cili mori pjesë në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024” në Tiranë, zhvilloi disa takime me krerët e shtetit shqiptar. Ai zhvilloi një takim zyrtar me kryeministrin Edi Rama.
NTP Shkup njofton se me rastin e festës fetare të “Bogorodica e Madhe”, sot autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Nga LAMM thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur.
Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite moti pritet të jetë me reshje lokale të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 19, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 28 deri 35 gradë celsius.