Në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15:00 do të ketë regjim të veçantë të qarkullimit për shkak të “Paradës së Krenarisë”.
-
Maqedoni 22.06.2024 13:02
-
Maqedoni 22.06.2024 12:44
Turma të mëdha dhe pritje deri në një orë për të hyrë nga Maqedonia në Greqi
Turma të mëdha janë vërejtur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Bogorodicë për hyrje në Greqi.
Qytetarët thonë se presin deri në një orë për të kaluar kufirin nga pala greke.
-
Maqedoni 22.06.2024 12:18
Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasditja do të rritet me vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
-
Maqedoni 22.06.2024 12:05
Fillon senca parlamentare, Mickoski: Do t’i japim fund periudhës së krimit dhe zhgënjimit
Ka nisur seanca për zgjedhjen e qeverisë së re. Mickoski e mbajti fjalimin e parë si mandatar para deputetëve të Legjislativit.
Ai u tha të pranishmëve se është koha për të përveshur mëngët dhe për të filluar zgjidhjen e problemeve në vend.
-
Maqedoni 21.06.2024 19:51
Aksident trafiku në Greqi, humb jetën një shtetase e RMV-së dhe 3 të lënduar
Një grua nga Maqedonia ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Greqi, i cili ndodhi pranë qytetit Niseli në autostradën që lidh Selanikun me Verian dhe Igumenicën në Greqinë perëndimore. -
Maqedoni 21.06.2024 15:42
“Fronti Evropian”: Ligji për përfaqësim të drejtë nuk është pjesë e programit qeveritar
Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga VLEN-i, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski, thonë nga “Fronti Evropian”, duke reaguar në deklaratën e Izet Mexhitit nga VLEN-i. -
Maqedoni 21.06.2024 15:20
VLEN-i promovuan projektin “Kalojmë në vepër”
Koalicioni VLEN paralajmëron angazhim të fuqishëm në Qeveri, në prag të votimit të Qeverisë së re. Ministrat e ardhshëm të këtij koalicioni promovuan projektin “Kalojmë në vepër”, duke pasur në fokus qytetarët.
-
Maqedoni 21.06.2024 14:36
Drejtoria për punë hidrometeorologjike: Maqedonia e Veriut kaplohet nga i nxehti afrikan
Vapa intensive po vazhdon të djegë Evropën Jugore këtë javë. Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë njerëzit të qëndrojnë të strehuar në ambiente të freskëta. -
Maqedoni 21.06.2024 14:17
Ageler: Nuk ka detyrim ligjor që BDI-ja të jetë në Qeveri
Ankesat e BDI-së drejtuar faktorit ndërkombëtar pas koalicionimit të VMRO-DPMNE-së me koalicionin VLEN, e jo me “Frontin Evropian”, të udhëhequr nga BDI-ja, ambasadorja amerikane, Angela Ageler, i sheh si pa bazë ligjore. -
Maqedoni 21.06.2024 14:00
Mexhiti: Balancuesi zëvendësohet me ligj për përfaqësim
Balancuesi viteve të fundit nuk ka funksionuar siç duhet, prandaj do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1125
- 1126
- 1127
- 1128
- 1129
- 1130
- 1131
- 1132
- 1133
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










