Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca plenare në të cilën të zgjedhurit e popullit me pyetjet e tyre do të mund t’i drejtohen kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrave të kabinetit të tij.
-
Maqedoni 29.09.2022 09:37
-
Maqedoni 29.09.2022 09:24
Parashikimi i motit
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore të vendit do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.
-
Maqedoni 28.09.2022 22:05
Kovaçevski: Krizën do ta kapërcejmë bashkarisht
Kryeministri Kovacevski në një pres konferencë të jashtëzakonshme këtë mbrëmje, ka njoftuar rreth vendimeve të Këshillit Ekonomik të Energjisë, të cilat kanë të bëjnë me një furnizim të besueshëm dhe të qëndrueshëm me energji në periudhën e ardhshme. -
Maqedoni 28.09.2022 18:26
Ministri Bekteshi takon Kryepeshkopin Stefan, kërkon mbështetje nga komunitetet fetare për të inkurajuar qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka zhvilluar takim me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit, Kryepeshkopin e Ohrit dhe Maqedonisë, z. Stefanin. -
Maqedoni 28.09.2022 18:13
Vazhdimi i gjendjes së krizës, opozita do e mbështesë, “në interes të qytetarëve”
Më 30 shtator përfundon gjendja njëmujore e krizës e shpallur nga Qeveria. Për ta zgjatur është e nevojshme që ajo të kalojë përmes Legjislativit. Opozita njoftoi se në interes të qytetarëve do të mbështesë vazhdimin e situatës së krizës. -
Maqedoni 28.09.2022 17:58
Drejtorë të rinj në ndërmarrjet publike në Shkup, u jepet obligim të kursejnë e të merren me “jopunëtorët”
Ndërmarrjet publike në Qytetin e Shkupit kanë tashmë ushtrues detyre të drejtorëve, pasi disa prej tyre mbetën vakante kur drejtorët e emëruar nga VMRO-DPMNE dorëzuan dorëheqjet, pasi kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, shkarkoi drejtorin e ujësjellësit dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit
-
Maqedoni 28.09.2022 17:00
Gjykimi për "Softverët" e Rashkovskit, Trajçeva: Dëshmia e Zekirit vërtetoi aktakuzën
Seanca gjyqësore për rastin "Softverët", ku i akuzuar është ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski, ka vazhduar me dëshminë e ish sekretarit tjetër të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i dyshuar në vepër tjetër penale. -
Maqedoni 28.09.2022 16:37
Propozimi i së Majtës për referendum, Mickovski: Do ta komentoj pasi ta shqyrtoj
Kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickoski, do ta komentojë propozimin e partisë “E Majta” për referendumin, pasi ta shqyrtojë të njëjtën. Mickovski pret që propozimi të vijë në kuvend dhe vetëm atëherë do të prononcohen nëse e mbështesin të njëjtën apo jo. -
Maqedoni 28.09.2022 16:21
Asnjë gjurmë nga 22 vjeçari nga Kumanova, familjarët: Nuk kërkohet me shpejtësinë e duhur
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Erdon Ramadanit nga Kumanova i cili të martën ra në lumin Vardar pranë Zhelinës teksa kthehej nga ligjëratat. Familjarët e dëshpëruar ankohen se kërkimet nuk po hecin me shpejtësinë e duhur. -
Maqedoni 28.09.2022 16:03
Ngrohja termike nga 15 tetori, Andonov: Gaz nga Serbia në këmbim të energjisë elektrike
Amvisëritë në qytetin e Shkupit do të kenë ngrohje nga 15 tetori, siguron këshilltari për energjetikë në kabinetin e kryeministrit, Viktor Andonov. Sipas tij, tani qeveria është në bisedime me Serbinë për të blerë gaz natyror, në këmbim të shitjes së energjisë elektrike.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1994
- 1995
- 1996
- 1997
- 1998
- 1999
- 2000
- 2001
- 2002
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










