Nga 777 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, janë regjistruar 93 raste të reja me Covid-19. Për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë. Janë regjistruar 14 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
-
Maqedoni 23.06.2022 18:12
-
Maqedoni 23.06.2022 17:40
Inspektohen punimet e çerdhes në fshatin Mateç
Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Resmi Ejupi, dhe kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi, kanë inspektuar punimet rreth ndërtimit të objektit të çerdhes për fëmijë në fshatin Mateç të komunë së Likovës. -
Maqedoni 23.06.2022 17:13
Komisioni i Përbashkët Historik, Gjeorgjiev: S’ka nevojë për spekulime, jemi ekspertë të fushës
Anëtari i Komisionit të Përbashkët Historik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përgënjeshtruar pohimet se në kuadër të komisionit janë harmonizuar tekste për shënimin e manifestimeve apo përmendoreve të përbashkëta. -
Maqedoni 23.06.2022 16:44
Propozimi francez, Sela: Se komentoj dot, s’ka dokument zyrtar
Opozita nuk ka qenë e njoftuar me propozimin francez, prandaj kryetari i Aleancë për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se nuk mund ta komentojë të njëjtin. Por, Sela në parim është pro asaj që bullgarët të përfshihen në kushtetutë. -
Maqedoni 23.06.2022 16:17
Haraçina ende pa energji elektrike, banorët paralajmërojnë padi ndaj EVN-së
Banorët e Haraçinës vazhdojnë të jenë pa energji elektrike. Ata thonë se po penalizohen edhe ata që rregullisht paguajnë. Ankohen se u janë prishur aparaturat e ushqimet në frigoriferët që nuk punojnë dhe janë detyruar t’i hedhin. -
Maqedoni 23.06.2022 16:04
Përfundoi Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, asgjë e re për vendet kandidate
Samiti i Unionit me liderët e Ballkanit Perëndimor nuk dha rezultate pozitive. Brukseli sërish refuzoi vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të vetos bullgare kundër miratimit të Kornizës negocuese.
-
Maqedoni 23.06.2022 15:54
Samiti BE - Ballkani Perëndimor, pa rezultate, Borell: Nuk arritëm cakun për Shkupin dhe Tiranën
Samiti i shumëpritur i BE-së për Ballkanin Perëndimor mbylli shpresat për t’i filluar bisedimet me BE-në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria gjatë presidencës franceze.
-
Maqedoni 23.06.2022 15:40
Greva e sektorit publik, ASh mbështet kërkesat e Sindikatës
Deputetët e Aleancës për Shqiptarët mbështesin protestën dhe kërkesat e Sindikatës për rritjen lineare të pagave në sektorin publik. Thonë se kanë dorëzuar në kuvend amendamente me kërkesa të njëjta me ato që kërkon tani LSM.
-
Maqedoni 23.06.2022 15:26
Sindikatat vazhdojnë grevën, 21 karrige u vendosën para Qeverisë
Ashtu si një ditë më parë me 120 karrige para kuvendit, edhe sot me 21 karrige para qeverisë, aq sa është numri i ministrave në ekzekutiv, sindikata vazhdoi grevën e përgjithshme të nisur në sektorin publik me kërkesën për rritjen lineare të pagave. -
Maqedoni 23.06.2022 14:46
Shoqata e Hotelierëve: Duhet një ministri e veçantë e turizmit
Reforma e re e Administratës Shtetërore parashikon shkrirjen e Agjencisë së Turizmit në Agjencinë për Mbështetjen e Sipërmarrjes, nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë. Sipas ekspertëve të turizmit, kjo është një zgjidhje e nxituar dhe e papërshtatshme, e cila mund të sjellë pengesa.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2157
- 2158
- 2159
- 2160
- 2161
- 2162
- 2163
- 2164
- 2165
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










