-
Maqedoni 07.06.2022 14:22
Spasovski: Pensionohen 870 të punësuar, 600 policët e rinj pa implikim buxhetor
Kriza ekonomike dhe siguria janë dy çështje të ndryshme, vlerëson ministri i brendshëm Oliver Spasovski, i cili duke komentuar konkursin për punësimin e 600 policëve të rinj, bëri të ditur se këtë vit do të pensionohen mbi 800 të punësuar në MPB. -
Maqedoni 07.06.2022 13:56
Prajs: Me ndalimin e fluturimit të Lavrovit, RMV respektoi obligimet ndaj NATO-s
Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi, me vendimin për t’i ndaluar fluturimin shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, drejt Beogradit, kanë vendosur që si shtete të pavarura të respektojnë obligimet ndaj NATO-s dhe qëndrimet e BE-së.
-
Maqedoni 07.06.2022 12:33
Qyteti i Shkupit shpalli Thirrjen Publike për ndarjen e bursave për sportistët – nxënës të shkollave të mesme
Qyteti i Shkupit, shpalli Thirrje Publike përmes së cilës mbështet zhvillimin dhe avancimin e sportit dhe bën ndarjen e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme, që janë banorë të qytetit të Shkupit dhe mësojnë në shkollat e mesme në territorin e kryeqytetit .
-
Maqedoni 07.06.2022 12:20
Bisedimet me Bullgarinë, Makron: Gati për mbledhje me Shkupin dhe Sofjen
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se kur të vijë koha, ai është i gatshëm të takojë autoritetet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Paris, për të përfunduar një marrëveshje dypalëshe që do të lejojë fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
-
Maqedoni 07.06.2022 11:02
ASh reagoi për blloqet e tarifave të energjisë elektrike
Pas publikimit të blloqeve të tarifave të energjisë elektrike nga KRRE–ja, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, ku i quan këto blloqe manipulime nga ana e KRRE-së.
-
Maqedoni 07.06.2022 10:30
Ballkani i Hapur, Lëvizja Besa: S’ka kuptim pa Kosovën si shtet sovran
Lëvizja Besa pyet publikisht se çfarë këkron një shtet i NATO-s si Maqedonia e Veriut në një iniciativë, ku lider kryesor shfaqet Serbia e cila është ndër shtetet e pakta që i ka lënë të hapur dyert për Rusinë kur e gjithë bota po dënon agresionin rus në Ukrainë.
-
Maqedoni 07.06.2022 10:19
Ohër, sot dhe nesër mbahet samiti “Ballkani i Hapur”
Sot dhe nesër në Ohër, do të mbahet samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur”.
-
Maqedoni 07.06.2022 09:30
Bujar Osmani sot për vizitë zyrtare në Turqi
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku do të takohet me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşogllu, njoftojnë nga MPJ.
-
Maqedoni 07.06.2022 08:31
Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare.
Nga orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirës jostabile të përcjellë me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugore.
-
Maqedoni 06.06.2022 18:57
Likovë, përkujtohet “Beteja e Mateçit” e vitit 2001
Në fshatin Hotël të komunës së Likovës, me një tubim përkujtimorë, u përkujtua Beteja e Mateçit dhe çlirimi i saj gjatë konfliktit të vitit 2001, njëkohësisht u përkujtuan edhe dëshmorët e rënë në altarin e lirisë po më 6 Qershor të 2001-shit, Isa Ameti, Labinot Krasniqi dhe Faik Ibrahimi.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2186
- 2187
- 2188
- 2189
- 2190
- 2191
- 2192
- 2193
- 2194
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










