Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 23-të miratoi Vendimin për formimin e Komisionit Këshillues për zbatimin e Planit për intervenimet në rast të ndërprerjes së jashtëzakonshme së furnizimit të tregut me naftë të papërpunuar dhe/ose derivate të naftës.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Strategjinë Nacionale Zhvillimore 2022-2042”. Strategjia nacionale zhvillimore 2022-2042 ka për qëllim të sigurojë vizion afatgjatë dhe udhëzues për zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe ekologjik.
Rritja e çmimit të derivateve të naftës ka ngritur alarmin tek qytetarët. Ndryshe nga dje, sot ka naftë në të gjitha pikat e karburantit - por me çmime të reja, historikisht më të lartat deri tani. Të gjithë shoferët e sidomos të taksive mundohen t’i menaxhojnë çmimet shokuese të naftës.
Me lule dhe dhurata të tjera, në shenjë dashurie dhe respekti, por edhe me anë të një marshi të organizuar nga Platforma për Barazi Gjinore dhe aktivistet për të drejtat e grave, nën moton “Varfëria ka fytyrë femre”, në u shënua 8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Banorët e Haraçinës për pesë ditë radhazi po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Banorët të revoltuar thonë se është absurde të ndodh një gjë e tillë në këtë të ftohtë dhe përderisa ka banorë që paguajnë rregullisht faturat e rrymës.
Rritja e fundit e çmimit të karburanteve paraqet ngarkesë të madhe dhe goditje sociale për qytetarët, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, edhe pse Qeveria ka qenë në dijeni për situatën që do të krijohet, nuk ka ndërmarrë asgjë për ta penguar të njejtën.
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë paraqet agresion të drejtpërdrejtë dhe nëse zgjatë do të krijojë ndasi të thellë midis Rusisë dhe Europës, vlerëson profesori universitar, Ljubomir Fërçkovski.