-
Maqedoni 24.02.2022 16:17
Xhaferi: Shumica duhet të reflektohet në trupat e kuvendit
Shumica parlamentare detyrimisht duhet të reflektohet edhe në trupat e kuvendit, sepse këtë e përcakton rregullorja, thotë kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, duke sqaruar bllokadën që po bëhet në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. -
Maqedoni 24.02.2022 15:55
Sulmi rus në Ukrainë befason ekspertët e sigurisë
Ekspansioni rus mbi Ukrainën ka befasuar edhe ekspertët e sigurisë. Pavarësisht situatës së tensionuar për një kohë më të gjatë mes dy vendeve fqinje, fillimi i një lufte të armatosur ka qenë skenari më pak i pritshëm dhe sfida më e madhe e kontinentit dhe më gjerë. -
Maqedoni 24.02.2022 15:47
Ekspertët: Lufta në Ukrainë, ndikim negativ në bursa
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës solli pasoja serioze negative në bursat botërore që tregtojnë energji në botë. Çmimi i gazit natyror në Evropë kërceu për 35% dhe arriti në vlerën e 1414 dollar për 1000 metër kub, tregojnë të dhënat e bursës londineze. -
Maqedoni 24.02.2022 14:42
Ambasadori i RMV-së në Kiev: Nuk ka shtetas të RMV-së të lënduar
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Krum Efremov, vazhdon të ndodhet në kryeqendrën e Ukrainës. Ai për servisin publik thotë se situata atje është rënduar shumë që nga orët e hershme të mëngjesit, por deri tani nuk ka pësuar asnjë shtetas i vendit. -
Maqedoni 24.02.2022 14:14
Invazioni rus në Ukrainë, Pendarovski: Kërcënohet stabiliteti i Europës
Presidenca e Maqedonisë së Veriut ka dënuar ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë. -
Maqedoni 24.02.2022 11:33
Ambasada e Ukrainës në RMV publikon adresat për çdo informacion që kërkojnë qytetarët
Në lidhje me përkeqësimin e situatës në Ukrainë dhe numrit të madh të kërkesave për informacione nga ambasadorja e Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk, Ambasada e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut ka bërë publike adresat ku mund të drejtohen qytetarët.
-
Maqedoni 24.02.2022 11:30
Osmani: Në këtë orë të vështirë, jemi me Ukrainën
Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me fillimin e operacioneve ushtarake nga Rusia në Ukrainë.
-
Maqedoni 24.02.2022 10:22
Ali Ahmeti për vizitë në Tiranë
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me funksionarë të tjerë të partisë, sot po qëndrojnë në Tiranë.
Në kuadër të vizitës Ahmeti pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me ministra të tjerë të qeverisë shqiptare.
-
Maqedoni 24.02.2022 09:51
Bujar Osmani dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës
Vendimi i sotëm i Kremlinit për veprime ushtarake të forcave ushtarake ruse nuk janë asgjë më pak se akt i agresionit dhe fillim i luftës kundër Ukrainës, akte të cilat i dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme, shkroi në Tuiter ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
-
Maqedoni 24.02.2022 09:31
Parashikimi i motit për sot
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të dobëta, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Do të fryjë edhe erë ndërkaq temperaturat do të sillen nga -2 deri në 14 gradë Celsius.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2361
- 2362
- 2363
- 2364
- 2365
- 2366
- 2367
- 2368
- 2369
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










