-
Maqedoni 05.11.2021 16:19
Sadiki kalon në ASh: U shita lirë nga kreu i PDSh-së
Kryetari komunës së Studeniçanit edhe zyrtarisht kaloi tek Aleanca për Shqiptarët, vendim të tij e arsyetoi me faktin se është ndjerë i tradhtuar nga PDSH madje se është shitur shumë lirë nga tashmë ish kreu i partisë së tij, Menduh Thaci. -
Maqedoni 05.11.2021 15:49
KShZ, çertifikon 6 deputet e rinj në kuvendin e RMV- së
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u ka lëshuar certifikata gjashtë deputetëve të rinj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do të zëvendësojnë deputetët që janë zgjedhur kryetarë komunash në zgjedhjet e përfunduara lokale. -
Maqedoni 05.11.2021 15:35
Kuvendi vazhdoi punimet: GP i VMRO-së kërkon zgjedhje të parakohëshme, GP i LSDM-së thotë se kërkesa s’është reale
Sipas tyre rezultati i zgjedhjeve lokale dëshmon se vullneti i shumicës së qytetarëve nuk reflektohet në Kuvend, prandaj duhet mbajtur zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
-
Maqedoni 05.11.2021 15:21
MSh: Prej 6 gusht deri më 4 nëntor, 82% e të vdekurve nuk kanë qenë të vaksinuar
Në këtë periudhë 48.955 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me kovid 19, numri më i madh i të cilëve janë persona të pavaksinuar.
Sipas të dhënave 35.069 qytetarë ose 72% që kanë rezultuar pozitiv nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa 28% përkatësisht 13.866 persona kanë qenë të vaksinuar.
-
Maqedoni 05.11.2021 14:53
Nuredini takon Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
Në kuadër të #COP26, ministri I ekologjisë, Naser Nuredini realizoi takim edhe me Rafael Mariano Grossi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
-
Maqedoni 05.11.2021 14:39
Kumanovë, Dimitrievski fton kundërkandidatët për bashkëpunim
Maksim Dimitrievski i cili fitoi edhe mandatin e dytë për kryetar të komunës së Kumanovës, ka ftuar një takim për ditën e Hënë kundërkandidatët e tij për të biseduar për programet zgjedhore nga të cilët projektet qënësore të inkorporohen në një program të përbashkët.
-
Maqedoni 05.11.2021 14:23
Kërçovë, Dehari pranoi çertifikatën për mandatin e tretë
Kryetarja e komisionit komunal Zgjedhor Afije Ismaili, fituesit të zgjedhjeve Fatmir Dehari sot i dërëzoi çertifikatën për mandatin e tretë qeverisës me komunën e Kërçovës. Dehari u shprehu mirënjohje të gjithë qytetarëve dhe në veçanti mërgimtarëve të cilët edhe kësaj radhe i dhanë mbështetje
-
Maqedoni 05.11.2021 13:50
Respektimi i masave anti covid në Strugë, inspektorati i tregut do të shtojë kontrollet
Inspektorati i Tregut në Strugë ka shqiptuar 59 masa kundërvajtëse nga 3000 kontrolle të bëra në dy muajt e fundit lidhur me zbatimin e rekomandimeve për mbrojtje nga virusi korona . -
Maqedoni 05.11.2021 12:55
Shkup, vizitë zyrtare e ministrit shqiptar të mbrojtjes
Peleshi është pritur nga ministrja Radmilla Shekerinska, ndërsa pas ceremonisë zyrtare me nderimet më të larta ushtarake, do të realizohet takim sy më sy i dy ministrave dhe takim i dy delegacioneve. -
Maqedoni 05.11.2021 09:07
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot pritet të jetë stabil dhe nxehtë me vranësira të vogla.
Temperatura mininale do të jetë ne intervalin nga 4 deri 12 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 18 deri 24 gradë celsius.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2564
- 2565
- 2566
- 2567
- 2568
- 2569
- 2570
- 2571
- 2572
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










