• Maqedoni 07.02.2021 12:08

    Parashikimi i motit për sot

    Moti në vend do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme me shumë periudha me diell në pjesët veriore. Paradite në fushëgropa do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite veçanërisht shi. Përgjatë Vardarit erë e përforcuar jugore.

  • Maqedoni 06.02.2021 18:01

    Prilep, 6 të arrestuar për lëndë narkotike

    Policia ka arrestuar dje gjashtë persona në Prilep për shitje të lëndëve narkotike, përkatësisht heroinës, kokainës dhe amphetamines.

  • Maqedoni 06.02.2021 17:58

    Padia për deponinë në Strugë, Ministria e Ambientit nuk ndjen përgjegjësi

    Ministria e Ambientit nuk ndjen përgjegjësi për deponinë e Strugës. Pas padisë civile të juristëve të rinj, nga kjo ministri thonë se nuk kanë përgjegjësi pasi deponia në Strugë është e egër, ndërsa përgjegjësinë ia lënë pushtetit lokal, pasi thonë se nuk kanë dhënë leje për deponi.

  • Maqedoni 06.02.2021 17:52

    ASh-Alternativa: Doli në shesh politika hileqare me regjistrimin

    Koalicioni opozitar i partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ka kritikuar metodologjinë e regjistrimit, e publikuar nga Enti i Statistikës, e cila sipas kësaj partie për të satën herë, dëshmon misionin antishqiptar i këtij institucioni.

  • Maqedoni 06.02.2021 17:43

    Nikollovski: Shumica parlamentare është stabile

    Me dështimin e interpelancës kundër zëvendëskryeministrit, Nikolla Dimitrov, është fundosur edhe gënjeshtra e VMRO-DPMNE për krijimin e një shumice të re parlamentare, thonë në LSDM.

  • Maqedoni 06.02.2021 17:30

    Kovid-19, 8 të vdekur e 404 të infektuar

    Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 8 qytetarëve të vendit, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 404 të infektuar.

    Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer gjithsej 2727 teste, prej të cilave kanë rezultuar 404 të infektuar me Kovid-19.

  • Maqedoni 06.02.2021 17:25

    Regjistrimi, Mickovski: Presim mbledhjen e nënshkrimeve

    Kreu i VMRO-DMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski, thotë se partia e tij mbetet në qëndrimin e saj lidhur me regjistrimin e popullsisë.

  • Maqedoni 06.02.2021 17:18

    Koja: Regjistrimi, i rëndësishëm pas 20 vitesh

    Regjistrimi është një operacion shumë i rëndësishëm statistikor për krijimin e politikave për të ardhmen, vlerëson kreu i misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

  • Maqedoni 06.02.2021 17:12

    Kodra e Diellit, të premten dhe të shtunën skijim natën

    Lëshimi i teleferikut me 6 ulëse ka bërë që drejtuesit e Kodrës së Diellit të vendosin që ditën e premte dhe të shtunën të ketë edhe skijim nate për gjithë skiatorët dhe turistët e Kodrës së Diellit.

  • Maqedoni 06.02.2021 16:39

    LSDM, “E diela, ditë jopune”

    E diela do të jetë ditë jopune. Qeveria paralajmëron ndryshime ligjore për marrëdhëniet e punës, që kjo edhe të realizohet në përpjekje për respektimin e të drejtave të punëtoreve.

Pages