Dy pacientë kanë ikur nga spitali i Shtipit në orët e pasditës, pasi paraprakisht ishin paraqitur në spital sapo kishin ardhur nga Italia.
-
Maqedoni 29.02.2020 12:16
-
Maqedoni 29.02.2020 12:03
Mot me diell me vranësira të vogla, temperatura deri në 14 gradë Celsius
Paradite përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. -
Maqedoni 28.02.2020 20:06
Ndalesë për kamionë në aksin Gostivar – Strazhë
Për shkak të reshjeve të borës sot pasdite prej orës 15:50 në aksin rrugor Gostivar – Strazhë është vendosur ndalesë për automjetet transportuese, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Paraprakisht, në orën 15, ishte vendosur ndalesë për kamionë edhe në aksin Mavrovë – Dibër.
-
Maqedoni 28.02.2020 19:40
Dëmet nga stuhia e së mërkurës, Qeveria: Të ngrihen procedura për përgjegjësi
Qeveria ka kërkuar në seancën e fundit që Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike të ngrenë procedurë për përgjegjësi për rrënimin e fasadave dhe pjesëve të tjera të objekteve, që ranë nga era e fuqishme që përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës.
-
Maqedoni 28.02.2020 18:57
Virusi Korona, ulje e dërgesave nga Kina. Bashkëpunimi doganor, strategji e përbashkët kundër rreziqeve
Në takimin e drejtorive të doganave të Ballkanit Perëndimor në Ohër u tha se pritjet janë që në periudhën e ardhshme numri i dërgesave që kryesisht porositen përmes internetit të jetë edhe më i vogël. -
Maqedoni 28.02.2020 18:35
Virusi Korona, shoferi i furgonit në izolim në Strumicë. Fiplipçe: Anulohen karnevalet, ngjarjet sportive pa tifozë
Shoferi i furgonit që e ka sjellë nga Milano gruan 50 vjeçare - e para bartëse e virusit Korona, është ankuar në dhimbje në kraharor dhe kollitje dhe menjëherë është izoluar në Spitalin e Strumicës. -
Maqedoni 28.02.2020 18:12
Koalicioni LSDM-BESA, Sela: Respektojmë autonominë, por është e gabuar. Gashi: E drejtë e partive, beteja jonë me BDI-në
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se koalicioni parazgjedhor mes LSDM-së dhe Besës nuk është koalicion i rrezikshëm, por as nuk e maksimalizon votën shqiptare, madje krijon kushte që në të ardhmen me vetëm eksponentë shqiptarë brenda tyre, partitë maqedonase të injorojnë vullnetin e shqiptarëve -
Maqedoni 28.02.2020 17:39
Virusi Korona, mjete dezinfektuese në shkolla. Dezinfektohen autobusët, qytetarët nuk i frikësohen virusit, ndjekin udhëzimet
Tashmë shkollat kanë blerë mjete dezinfektuese edhe atje ku nuk ka pasur, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. -
Maqedoni 28.02.2020 17:18
Premtimet në ekonomi, përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
Edhe pse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, premtimet e partive po jepen sikur fushata të jetë në kulmin e saj. -
Maqedoni 28.02.2020 17:01
LSDM-BESA kundër LSDM-BDI, Mexhiti: S’do ketë qeveri pa fituesin shqiptar
Partia e Ahmetit konsideron se ky koalicion ka për qëllim të pamundësojë artikulimin e kërkesave të shqiptarëve nga partia fituese në bllokun shqiptar. Paralajmëruan se nuk do të ketë qeveri pa partinë fituese te shqiptarët.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3686
- 3687
- 3688
- 3689
- 3690
- 3691
- 3692
- 3693
- 3694
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










