Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira, pasdite do të ketë rënie të mjegullave.
Gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira, pasdite do të ketë rënie të mjegullave.
Gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 150 metra ka në akset rrugore Dibër – Strugë, Kumanovë – Kriva Palankë dhe Veles – Katllanovë, informon NP Rrugët e Maqedonisë.
Shtetasit e Maqedonisë që punojnë jashtë vendit, kanë filluar të kthehen në vend për festat e fundvitit. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë gjithashtu se mbi 36 mijë shtetas kanë hyrë në pikën kufitare Tabanoc këtë fundjavë.
Përveç Komunës së Gostivarit, zgjedhjet për kryetarë komunash më 11 janar përsëriten edhe në Komunën e Vrapçishtit, Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, si dhe në Komunën Qendër Zhupë.
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Gostivarit edhe në zgjedhjet e përsëritura do të jetë Valbon Limani.
Në zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Gostivarit, koalicioni VLEN garon me Nevzat Bejtën. Në prag të fillimit të fushatës, Bejta ka thënë se i është futur kësaj gare me synimin për ta rregulluar dhe zhvilluar qytetin e Gostivarit.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit Donald Tramp, i cili përfshiu ndryshimin e ambasadorëve në rreth 30 shtete.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se për shkak korrupsionit të lartë që ka hetuar Komisioni Evropian në qeverisjen e VMRO-DPMNE-së, ka pezulluar pagesat për programin evropian IPARD 3.
Universiteti “Nënë Tereza” shënoi sot 9-vjetorin e themelimit. Në praninë e figurave akademike dhe politike, në shenjë nderimi u nda për herë të parë Plaketa e Nderit “Nënë Tereza” për tre personalitete që kanë kontribuar në sferat shoqërore.
Kanë protestuar sot punonjës dhe vullnetarë të Spitalit të Tetovës, duke kërkuar rishqyrtim të konkursit të fundit dhe të punësohen ata që me vite kanë dhënë kontributin e tyre edhe në kohën e pandemisë.