Për shkak të uljes së masës ajrore më të ftohtë, stabilitet më i konsiderueshëm pritet nga fundi i ditës drejt së shtunës. Indeksi UV do ta ketë vlerën 7.
Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser thotë se takimi I djeshëm I ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov me homologun e tij grek, është shumë i rëndësishëm në lidhje me kontestin mes dy vendeve.
Drejtori i përgjithshëm operativ i Telekomit të Maqedonisë, Zharko Lukovski, është larguar nga posti pak ditë para skadimit të mandatit të tij, që duhet të përfundonte më 30 qershor.
Zv/kryeministri për çështje ekonomike Koco Angjushev thotë se Qeveria ka programin e sajë për çështjet ekologjike përmes së cilës do të zhvillohen të gjitha projektet ekologjike në vend.
Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Misioni i OSBE-së në Shkup ofron ndihmë të rëndësishme në Maqedoni, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave zgjedhore, dhe për këtë shkak takimi vjen në momentin e duhur, duke marrë parasysh zgjedhjet e ardh
Më së shumti kanë pësuar bujqit e fshatit Grushinë, ku pothuajse breshri u shkatërroi të gjitha të mbjellat. Dëmet janë të mëdha, thonë bujqit e kësaj zone, duke kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë për t’i dëmshpërblyer.
Nga VMRO thonë se kontestimi i kufijve aktual dhe ëndrra për shtete të mëdha nga funksionarë shtetërorë të mëdhenj mund të ndikojë në çrregullimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me fqinjët. VMRO kërkon nga kryeministri Zaev të rianalizojë vendimin për emërimin e Toçit.
Në këtë takim të parë, ministri Duraku dhe ambasadori Reka vlerësuan se bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e mjedisit jetësor është i shkëlqyer dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.