Meteorologët për sot parashohin mot me vranësira të pjesshme të cilat në orët e mbrëmjes mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe riga lokale shiu.
Temperaturat do të sillen prej 6 deri në 21 gradë Celsius.
Gjeneral-lejtnanti McMaster deklaroi të dielën se shefi i Shtabit të Përgjithshëm kishte njoftuar ekipin e tij të sigurisë teksa grupi goditës amerikan i kryesuar nga “USS Carl Vinson” drejtohej për nga gadishulli korean.
VMRO DPMNE-ja kërkon që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentaret. Partitë tjera LSDM, Besa dhe Aleanca për shqiptarët kërkojnë zhbllokimin e Kuvendit dhe më pas caktimin e datës për zgjedhjet lokale.
Pas takimit me krerët e komunave të drejtuara nga BDI, Ahmeti tha se nuk sheh dritë në fund të tunelit. Ai kërkoi që të gjithë liderët e partive të kontribuojnë për zgjidhjen e krizës.
Deputet e VMRO DPMNE-së thonë se kanë frikë nga kërkesat e shqiptarëve dhe e ashtuquajtura “Platformë e Tiranës”, prandaj kërkojnë debat për marrëveshjen politike mes partnerëve të shumicës së re parlamentare.
Arifi ka përjashtuar mundësinë për shkuarje në zgjedhje. Zgjedhjet e fundit kanë reflektuar shumicë të re parlamentare, mjafton të respektohet kushtetuta thotë Arifi.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Jovo Vangelovski, akuzon Prokurorinë Speciale, se refuzon të veprojë për kërkesën e tyre, duke ndikuar kështu në prolongimin e procedurave urgjente që Supremia udhëheq.
Ky është konstatimi i profesorit amerikan Oz Ginis që vlerëson se rruga e vetme për të pasur sukses, është kur të gjitha vendet do mundësojnë respektimin e lirive fetare për të gjithë popujt, por pa e dëmtuar njëra tjetrën.
Deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se nëse LSDM do të sillet në Kuvend në mënyrë jo juridike, jo demokratike dhe në kundështim me rregulloren, VMRO – DPMNE do të reagoj ashpër, analistët politik në vend, I cilësojnë si kërcnim të drejtpërdrejtë.