-
Maqedoni 18.03.2025 20:05
Tragjedia në Koçanë, tubime në Koçan, Shkup dhe disa qytete të vendit
Në sheshin e Koçanit qytetarët u tubuan sërish për të bashkëndjerë me familjarët e atyre që humbën jetën apo u lënduan nga zjarri në diskotekën në këtë qytet. -
Maqedoni 18.03.2025 18:55
Toshkovski, përfundoi identifikimi i 59 të vdekurve
Ka përfunduar autopsia dhe identifikimi i 59 viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. -
Maqedoni 18.03.2025 18:33
Zjarri në Koçan, Toshkovski shkarkoi nga detyra 7 persona
Numri “një” i MPB-së Pançe Toshkovski shkarkoi nga detyra udhëheqëse 7 persona, shefa, ndihmës dhe komandantë në SPB Koçan dhe Shtip. Sipas Toshkovskit vendimi është marr në interes të procesit hetimor i cili zhvillohet në këto momente. -
Maqedoni 18.03.2025 16:51
Fillon verifikimi i licencave, Mickoski: Ligji për hotelieri ka lëshime
Fillon kontrolli për të gjitha licencat në vend. Kryeminstri i vendit, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se do të insiston në ndryshime të ligjit për hotelieri.
-
Maqedoni 18.03.2025 16:29
Tragjedia në Koçan, 16 persona në paraburgim afatshkurtë
Gjykatësi në procedurë paraprakë në Koçan deri në ora 4 të mëngjesit ka pranuar 16 kërkesa të Prokurorisë për paraburgim afatshkurtër prej 48 orëve, si të dyshuar në fazën parahetimore për ngjarjen tragjike në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 të tjerë mbetën të lënduar.
-
Maqedoni 18.03.2025 16:07
Selanik, Taravari dhe Mucunski vizitojnë të lënduarit, 5 pacientët në spitalet greke janë stabil
Të tre pacientët e shtruar në spitalin "Papanikolau" dhe dy të tjerët në Spitalin Ushtarak në Selanik janë në gjendje stabile, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pas vizitës që zhvilloi së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
-
Maqedoni 18.03.2025 15:26
Identifikimi i trupave të tragjedisë, Stankov: Procedura do të kryhet shpejt
Në mjekësinë ligjore po punohet vazhdimisht për identifikimin e viktimave në tragjedinë e Koçanit.
-
Maqedoni 18.03.2025 15:06
Mbi 70 pacientë jashtë vendit, do dërgohen pacientë në Itali, Holandë dhe Belgjikë
Mbi 70 pacientë ndodhen jashtë vendit për mjekim intensiv në reparte të specializuara. -
Maqedoni 18.03.2025 14:49
Tragjedia në Koçan, në ora 18 protestohet në sheshin “Maqedonia”
Me fillim nga ora 18:00 në sheshin e qytetit të Shkupit, pritet mbledhja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të protestuar në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur në Koçan. -
Maqedoni 18.03.2025 14:15
Aktualisht 89 pacientë janë të hospitalizuar, pacientët janë në gjendje stabile shëndetësore
Aktualisht në spitalet e vendit janë të hospitalizuar 89 pacientë, ndërsa 76 pacientë të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në Koçan janë të dërguar për trajtim shëndetësor jashtë vendit.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 741
- 742
- 743
- 744
- 745
- 746
- 747
- 748
- 749
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










